Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 23:50 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5 Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me emra të rinj dhe personazhe nga fusha të ndryshme. Janë 21 banorë që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • PD Korçë
  • Paga e policisë
  • Përjashtimi i Berishës
  • Horoskopi i nëntorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • PD Korçë
  • Paga e policisë
  • Përjashtimi i Berishës
  • Horoskopi i nëntorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Katër ministri në një paketë sigurie për fëmijët: Zero tolerancë për çdo veprim që i vë në rrezik

Lajme E martë, 29 Shtator 2026 18:14
Katër ministri në një paketë sigurie për fëmijët: Zero tolerancë për çdo veprim që i vë në rrezik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga siguria brenda dhe jashtë shkollës, te kujdesi për shëndetin dhe ushqimi, katër ministri do të bashkërendojnë punën për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla u prezantua këtë të martë në Kamëz, në një takim me nxënës, mësues dhe prindër. Në takim ishin ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, si dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Katër ministritë do të kenë role të ndryshme në këtë paketë. Policia e Shtetit do të angazhohet për mbrojtjen e fëmijëve, Ministria e Arsimit për mirëqenien dhe sigurinë brenda ambienteve të shkollave, Ministria e Shëndetësisë për kujdesin dhe mirëqenien, ndërsa Ministria e Bujqësisë për sigurinë ushqimore. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ndal te roli që kanë brenda shkollave oficerët e sigurisë, psikologët dhe punonjësit socialë, ndërsa theksoi se katër ministritë po ndajnë mes tyre përgjegjësitë për të krijuar një mjedis më të sigurt për nxënësit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Oficeri i sigurisë është një nga figurat kyçe brenda shkollës, që tregon se në politikëbërje i japim vëmendje qetësisë dhe sigurisë së fëmijëve. Kemi dhe psikologë dhe punonjës socialë për të krijuar një mozaik si një kopsht me pemë të shëndetshme. Nuk ia dalim dot vetëm. Ne jemi 4 ministra ku, pas një pune shumë të gjatë, po ndajmë së bashku detyrat e ministrive për të ofruar një mjedis sa më të shëndetshëm dhe të sigurt për shkollën”, tha Kumbaro.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e vendosi theksin te roli i Policisë së Shtetit dhe siguria në perimetrin e shkollave. “Ne jemi sot katër ministra në takim, që të ofrojmë një mbrojtje dhe siguri të plotë 360 gradë për fëmijët në vendin tonë”, deklaroi Demo.

Mund t'ju interesojë

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të tra...

Para 6 orësh
Zv/ministri Qefalia: Ndryshimi i pushtetit nuk bëhet me dhunë, protestat duhet të jenë paqësore

Zv/ministri Qefalia: Ndryshimi i pushtetit nuk bëhet me dhunë, protestat duhet të jenë ...

Para 7 orësh
“Mendësi prej xhelati”, Berisha shpërthen pas përjashtimit nga Kuvendi: Ja pse më ndëshkoi Rama

“Mendësi prej xhelati”, Berisha shpërthen pas përjashtimit nga Kuvendi: Ja pse më ndësh...

Para 8 orësh

Ai tha se do të ketë “zero tolerancë” për aktet apo veprimet që mund të vënë në rrezik mirëqenien e fëmijëve, ndërsa sigurinë në shkolla e cilësoi si “vijën më të kuqe të mundshme” për Policinë e Shtetit. “Ka zero tolerancë dhe është vija më e kuqe e mundshme që Policia e Shtetit tashmë ka vendosur për sa i përket garantimit të të gjithë atyre elementëve që duhet ta bëjnë një prind, një familje të qetë dhe mbi të gjitha të sigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre kur shkojnë në ambientet e shkollës”, u shpreh ministri. Paketa synon edhe parandalimin përmes bashkëpunimit mes oficerëve të sigurisë, psikologëve, mësuesve, policisë dhe prindërve, për të identifikuar në kohë fenomenet që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.

Etiketat e lidhura

fëmijëtshkollasiguria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 4 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara
Para 6 orësh

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend
Para 7 orësh

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor
Para 7 orësh

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 4 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 7 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
Para 18 orësh

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

4 “Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend
Para 7 orësh

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.