Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte?

Forum E mërkurë, 30 Shtator 2026 17:40
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Kosovë janë shtuar përpjekjet për ta ndryshuar një ligj, mbi bazën e të cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para një dekade një gjykatë në Hagë, e cila, në shkallë të parë, i dënoi për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Arritja e këtij qëllimi është shumë më e vështirë sesa mund të duket, paralajmërojnë ekspertë juridikë për Radion Evropa e Lirë (REL). Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat mbështeten nga Bashkimi Evropian (BE), është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Para se të mundë të arrijë në Kuvendin e Kosovës për votim, kjo iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar, duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare. Derisa kalimi i këtyre hapave mund të jetë i lehtë, mënyra e arritjes deri tek ndryshimet në këtë ligj, dhe ndikimi eventual i tij pastaj, janë ato çfarë e bëjnë tejet të ndërlikuar çështjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zotimet ndërkombëtare dhe letërkëmbimi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë dhe kompetencë për të iniciuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – por, para se ta bëjnë këtë, ata duhet të sigurohen që nuk i shkelin zotimet ndërkombëtare të Kosovës, thotë Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD). Miftaraj thekson për REL-in se “ndryshimi i ligjit nuk guxon t’i cenojë obligimet që ka marrë Kosova në bazë të Nenit 162 të Kushtetutës”, dhe se “çdo plotësim-ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Kosova”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përmes një shkëmbimi letrash në prillin e 2014-s mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, Kosova mori një sërë zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara. Shkëmbimi i këtyre letrave ishte në thelb marrëveshja që e krijoi atë që sot në Kosovë njihet si Gjykata Speciale. Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF). Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Mund t'ju interesojë

Vr*sja e Arlinda Zekajt/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë, mes tyre edhe Faruk Muqolli

Vr*sja e Arlinda Zekajt/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë, mes tyre edhe Faruk Muqolli

Para 9 orësh
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e ...

Para 10 orësh
Protestë në Prishtinë pas vr*sjes së Arlinda Zekajt

Protestë në Prishtinë pas vr*sjes së Arlinda Zekajt

28 Tetor 2026, 16:28

Miftaraj thotë se, që këto ndryshime të kenë ndikim dhe të jenë të zbatueshme në praktikë, Kosova së pari duhet të bashkëpunojë me shtetet kryesore të Këshillit të BE-së apo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për këtë nismë. As PDK-ja, dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë konsultuar shtetet e BE-së, apo vetë Dhomat e Specializuara për ndryshimet e propozuara. Kryeministri Kurti, i pyetur për këtë nismë, tha më 30 shtator se zyra e tij ligjore e ka marrë propozimin, dhe se po e shqyrton atë, ndërsa do t’i kthejë Kuvendit përgjigje më vonë gjatë javës.

“Prej informimeve që i kam deri më tani, edhe nga ministritë përkatëse, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë. Mandej do t’ia japim përgjigjen Kuvendit, dhe aty do të vazhdojë më tutje procedura”, tha Kurti, pa dhënë hollësi të tjera. Nuk është e qartë nëse Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, gëzon shumicën në Kuvend, do t’i mbështesë këto ndryshime të iniciuara nga PDK-ja. Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) nuk deshi të komentonte kur u pyet nga REL-i se si do t’i shpjegonte në aspektin juridik ndryshimet e synuara.

“Kosova s’mund ta ndryshojë këtë gjykatë”

Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, tani në pension, thotë për REL-in se Kosova nuk mund të ketë ndikim me një nismë të tillë mbi Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai e përshkruan Specialen si një gjykatë me tiparet e një gjykate ndërkombëtare penale, njëlloj sikurse çdo tribunal ndërkombëtar i Hagës, dhe thotë se Kosova e as ligji i saj nuk kanë autoritet mbi të. “Kjo gjykatë i ka kompetencat e një gjykate penale ndërkombëtare, dhe i vetmi element i Kosovës në këtë gjykatë është se u themelua me ligjin e Kosovës. Madje, edhe arkivi i kësaj gjykate do të vazhdojë të ruhet në Hagë, nuk do t’i jepet Kosovës”, thekson Salihu. Ndër ndryshimet e synuara është edhe juridiksioni i Speciales. Pra, të ngushtohet në mënyrë drastike fusha e veprimit të saj – ajo çfarë mund të hetojë dhe të gjykojë.

Po ashtu, kërkohet që rastet që do të konsideroheshin jashtë juridiksionit, të barteshin te gjykatat dhe prokuroria në Kosovë, dhe që palët të mund të ankoheshin në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë. Dhe, gjithashtu, që dënimi maksimal të bëhej burgimi prej 15 vjetësh, që dënimi të vuhej në Kosovë dhe që presidenti të mund t’i falte të dënuarit.

Megjithatë, secili nga këto ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara është subjekt i vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë, të cilët vendosin ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shpjegon Miftaraj. REL-i kontaktoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, për t’i pyetur nëse janë konsultuar në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligj, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk mori përgjigje.

Miftaraj tregon se është Gjykata Kushtetuese në Hagë, jo ajo e Kosovës në Prishtinë, e cila vendosë përfundimisht nëse këto ndryshime janë të pranueshme apo jo.Për këtë, thotë ai, ka garantuar Kuvendi i Kosovës, përmes amendamentit kushtetues 162.

Shembulli më i mirë për këtë është rasti i vitit 2020.

Asokohe ishin propozuar ndryshime në Nenin 162 të Kushtetutës, dhe kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk ia dërgoi ato Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, por Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë. Kushtetuesja në Hagë kishte ardhur në përfundim se, sipas Nenit 162(3), vetë ajo kishte juridiksion ekskluziv për vlerësimin e amendamenteve, sepse ato kishin të bënin me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mungesa e reagimit nga ndërkombëtarët

Dënimi i ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, me 25, i ish-kryetarit tjetër të Kuvendit, Kadri Veseli, me 18, dhe i ish-deputetit Rexhep Selimi me 13, është kundërshtuar gjerësisht në Kosovë. Që të katërtit udhëhoqën luftën e UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe në vitet 1998-1999, dhe shihen si heronj nga shqiptarët e Kosovës. Për shumë shqiptarë, gjykata e cilësoi UÇK-në si një organizatë të përbashkët kriminale, megjithëse vetë kryetari i trupit gjykues nguli këmbë disa herë në shqiptimin e aktgjykimit se Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi u gjykuan dhe dënuan për përgjegjësi individuale, dhe jo lufta e UÇK-së për liri. Ndryshimet e synuara në këtë ligj tani vijnë gati një dekadë pasi Kosova kishte tentuar ta zhbënte tërësisht ligjin.  Asokohe, ambasadat e huaja në Kosovë, përfshirë atë të SHBA-së, kishin reaguar ashpër ndaj asaj përpjekjeje. /REL/

Etiketat e lidhura

Hage
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 3 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 3 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.