Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Demokracia në agoni”, Berisha në Strasburg: Denoncova narkoshtetin, trafikun e drogës, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias

Lajme E mërkurë, 30 Shtator 2026 18:11
”Demokracia në agoni”, Berisha në Strasburg: Denoncova narkoshtetin, trafikun e drogës, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg ka ngritur shqetësime lidhur me situatën politike, ekonomike dhe mediatike në Shqipëri. Në një videomesazh pas vizitës, Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se ka ndërtuar atë që ai e cilëson si “narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë”. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë pasoja të rënda për ekonominë, prodhimin bujqësor dhe industrial, si dhe për zhvillimet demografike në vend. Berisha foli edhe për trafikun e drogës, duke pretenduar se Shqipëria është një nga eksportuesit kryesorë të kanabisit në Europë dhe se klanet shqiptare kanë një rol të rëndësishëm në transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt tregut europian. Ai tha se kërkoi mbështetjen e institucioneve europiane për atë që e cilësoi si luftë kundër “narkoshtetit”.

Videomesazhi i plotë

Mirëdita! Gjatë qëndrimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por qëndrimi im më kryesor ka qenë në denoncimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri gjatë këtyre viteve, pasojat shkatërrimtare të këtij narkoshteti mbi ekonominë e vendit, zhvlerësimin dramatik të euros dhe dollarit, rënien masive të prodhimit industrial dhe prodhimit bujqësor dhe shokun e tmerrshëm demografik të paprecedent në historinë e Shqipërisë në shekuj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, klanet shqiptare janë transportues kryesorë të kokainës nga Amerika Latine dhe kontrollues të tregut europian.
Në këtë kuadër, unë bëra thirrje për mbështetje nga ky institucion në luftën kundër narkoshtetit në Shqipëri, i cili përbën rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe më gjerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në qëndrimin tim, një vend të rëndësishëm kanë patur edhe diskutimet lidhur me faktin se sot në Beograd fantazmat e Ratko Mlladiç po bëjnë fushatë krah patronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, dhe kjo përbën një fyerje, një rrezik të madh për rajonin, një fyerje të rëndë për mbarë qytetërimin botëror. Kërkova dhe do insistoj që sanksione të qarta të vendosen ndaj Serbisë në raport me Këshillin e Europës, mbasi ky akt vjen në kundërshtim flagrant me të gjitha parimet themelore.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 3 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 3 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 4 orësh

Ratko Mlladiç është orkestruesi dhe kryeautor i gjenocidit më të madh pas Luftës së Dytë Botërore në Srebrenicë, ai ka kryer krime të rënda në Kroaci dhe në zona të tjera dhe tani bën fushatë përkrah Aleksandër Vuçiçit fshatrat dhe qytetet e Serbisë. Një vëmendje tjetër, situata dramatike e mediave në Shqipëri të kontrolluara sipas raporteve ndërkombëtare në 90% të tyre nga një aleancë mafioze e narkoqeverisë, bizneseve dhe klaneve të drogës.

Aty ku 90% të mediave kontrollohen nga qeveria, korruptohet gjuha, korruptohet mendimi, liria de facto është një iluzion. Aktet e dhunës ndaj mediave të qeverisë janë të dënueshme dhe i denoncova me forcën më të madhe, por kërkohet një ndërhyrje urgjente, mbasi e vërteta është se demokracia në Shqipëri për këto arsye është në agoni, ndërkohë konsolidohet gjithnjë e më shumë diktatura autoritare bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 3 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 3 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.