Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 23:50 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5 Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me emra të rinj dhe personazhe nga fusha të ndryshme. Janë 21 banorë që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Big Brother VIP
  • Bashkim Zeneli
  • Zgjedhjet lokale
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • Lotaria Amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Big Brother VIP
  • Bashkim Zeneli
  • Zgjedhjet lokale
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • Lotaria Amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Vjeshta e zgjerimit”, Komisionerja Marta Kos: Shqipëria pranë përfitimeve të roaming-ut

Lajme E enjte, 1 Tetor 2026 15:45
”Vjeshta e zgjerimit”, Komisionerja Marta Kos: Shqipëria pranë përfitimeve të roaming-ut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se vendet kandidate që përmbushin kriteret në fusha të caktuara mund të përfitojnë nga integrimi i pjesshëm në BE edhe para anëtarësimit të plotë. Në një intervistë për DW, Kos tha se kjo qasje nuk zëvendëson anëtarësimin, por synon t’u sjellë qytetarëve më herët përfitime konkrete, si roaming-u dhe pjesëmarrja në programe evropiane. Për Shqipërinë tha se po shënon përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit.

DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jetë dokumenti më i ri i Komisionit Evropian, i cili parashikon anëtarësim gradual për vendet kandidate. Çfarë do të thotë kjo për vendet kandidate në aspektin praktik dhe, në fund të fundit, çfarë do të thotë për qytetarët?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Marta Kos: Tema e integrimit të përshpejtuar gradual po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për shtete anëtare të BE-së. Është e qartë se metodologjia e bazuar në meritë kërkon kohë. Por sot ndodhemi në një situatë gjeopolitike, ku e shohim se kjo kohë nuk është gjithmonë në dispozicion.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse duam të arrijmë qëllimin tonë, dhe qëllimi ynë është një Evropë e sigurt dhe e qëndrueshme, e bazuar në vlerat evropiane, atëherë do të përpiqemi që përmes të ashtuquajturit rishikim para-anëtarësimi, rezultatet e të cilit do të publikohen më 6 tetor dhe do të diskutohen pjesërisht në këtë samit, të identifikojmë së bashku me shtetet anëtare fushat në të cilat, vendeve kandidate që kanë nevojë për më shumë kohë, të mund t’u ofrojmë më shumë Evropë edhe para anëtarësimit të plotë.

Kjo nuk është zëvendësim për anëtarësimin. Është thjesht një mënyrë që, për shkak se procesi i bazuar në meritë kërkon kohë, një vend kandidat që plotëson kriteret për integrim në fusha të caktuara të mund të përfitojë nga një integrim i pjesshëm edhe para se të bëhet anëtar i plotë.

Mund t'ju interesojë

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të tra...

Para 8 orësh
Zv/ministri Qefalia: Ndryshimi i pushtetit nuk bëhet me dhunë, protestat duhet të jenë paqësore

Zv/ministri Qefalia: Ndryshimi i pushtetit nuk bëhet me dhunë, protestat duhet të jenë ...

Para 9 orësh
“Mendësi prej xhelati”, Berisha shpërthen pas përjashtimit nga Kuvendi: Ja pse më ndëshkoi Rama

“Mendësi prej xhelati”, Berisha shpërthen pas përjashtimit nga Kuvendi: Ja pse më ndësh...

Para 10 orësh

Për shembull, ekziston tashmë CEPA, ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Ukraina. Së shpejti do t’u ofrojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe përfitimet e roaming-ut. Këto janë fusha që normalisht janë të në dispozicion vetëm për shtetet anëtare, por tregojnë se çfarë mund të bëjmë. Dhe ka shumë mundësi të tjera të ngjashme.

DW: Mali i Zi është vendi që ka bërë më shumë përparime në procesin e zgjerimit të BE-së. A vlen kjo qasje edhe për anëtarësimin e tij, apo fokusi mbetet ende te anëtarësimi i plotë në BE?

Marta Kos: Jo, për Malin e Zi jam shumë e lumtur, se ai tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj, parimet e integrimit gradual nuk do të kenë aq rëndësi për Malin e Zi sa për vendet e tjera kandidate. Mali i Zi është në një pozicion shumë të mirë dhe negociatat mund të përfundojnë shumë shpejt. Njëkohësisht po përgatitim edhe Traktatin e Anëtarësimit. Paketa financiare është gati. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe shtetet anëtare e mbështesin procesin, Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, pra shumë shpejt.

DW: Serbia po u afrohet zgjedhjeve. Nga këndvështrimi i Komisionit Evropian, a janë ato kryesisht çështje standardesh demokratike, apo rezultati i tyre mund të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE? Dhe çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Marta Kos: Nga çdo vend kandidat presim përkushtim ndaj vlerave evropiane, zhvillim demokratik, forcim të shtetit ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem gjyqësor të pavarur. Këtë presim edhe nga Serbia. Zgjedhjet do të jenë një lloj katalizatori që do të tregojë se në çfarë drejtimi dëshiron të ecë Serbia në të ardhmen. Serbia e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe unë jam e gatshme të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar vendin të bëhet anëtar i BE-së. Por natyrisht edhe Serbia duhet të japë rezultate, gjë që nuk ka ndodhur në vitet e fundit.

DW: Edhe Bosnja dhe Hercegovina po shkon drejt zgjedhjeve. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Marta Kos: Shpresoj që më në fund të mund të ecim përpara me procesin e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës. Në fakt, na duhet shumë pak: miratimi i dy ligjeve dhe emërimi i kryenegociatorit. Më pas mund të nisim procesin e evaluimit, pra procesin e përgjithshëm të anëtarësimit. Shpresoj që zgjedhjet të sjellin energji të re dhe politikanë që do të veprojnë në të mirë të gjithë vendit, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, jo vetëm interesat e pjesëve të veçanta të vendit apo të forcave të caktuara politike.

DW: Pra, mbeteni optimiste për gjithë idenë e zgjerimit?

Marta Kos: Po, jam optimiste për zgjerimin. Ky vit është vërtet viti i zgjerimit dhe veçanërisht kjo vjeshtë, që sapo ka nisur, do të jetë vjeshta e zgjerimit. Pse? Sepse gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kemi hapur ose mbyllur më shumë kapituj negociues se në çdo vit tjetër të 25 viteve të fundit. Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013, kemi Malin e Zi me një perspektivë reale për t’u bërë anëtar i BE-së. Po ashtu Shqipëria po përparon shumë mirë, ndërsa për Moldavinë dhe Ukrainën shpresojmë të hapim të gjitha grupkapitujt brenda këtij viti. Këto janë vendet që po udhëheqin procesin dhe mendoj se nuk kemi parë një dinamikë të tillë që nga koha kur Kroacia iu bashkua Bashkimit Evropian. /DW/

Etiketat e lidhura

Marta Kos
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 7 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara
Para 8 orësh

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend
Para 9 orësh

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor
Para 9 orësh

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 7 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 10 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
Para 20 orësh

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

4 Berisha poston videon për protestën e kësaj të shtune
Para 12 orësh

Berisha poston videon për protestën e kësaj të shtune

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.