Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Mbikqyr buxhetin e shtetit dhe raportim në Kuvend

Aktualitet E premte, 2 Tetor 2026 20:39
Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Mbikqyr buxhetin e shtetit dhe raportim në Kuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor 2026 projektligjin “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, duke propozuar krijimin e një institucioni të pavarur që do t’i përgjigjet dhe do të raportojë drejtpërdrejt Kuvendit. Këshilli Fiskal synon të kontribuojë në disiplinën fiskale, transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave publike, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe praktikat ndërkombëtare.

Institucioni do të monitorojë zbatimin e rregullave fiskale, do të vlerësojë politikat fiskale dhe do të japë opinione të pavarura për qëndrueshmërinë e financave publike dhe rreziqet fiskale. Projektligji përcakton se Këshilli Fiskal nuk do të hartojë politika fiskale apo buxhetore dhe nuk do të ushtrojë funksione ekzekutive, por do të ketë rol monitorues, analizues, vlerësues dhe raportues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndër detyrat kryesore të tij do të jetë vlerësimi i kuadrit makroekonomik e fiskal afatmesëm, projektbuxhetit vjetor, ndryshimeve të tij dhe raportit vjetor të zbatimit të buxhetit. Opinionet e Këshillit Fiskal për projektbuxhetin dhe kuadrin makroekonomik do të jenë pjesë e dokumenteve që i paraqiten qeverisë dhe Kuvendit, ndërsa në rast të vërejtjeve negative, Ministria e Financave do të duhet të japë një relacion shpjegues.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këshilli do përbëhet nga tre anëtarë me mandat gjashtëvjeçar, me mundësi riemërimi vetëm një herë, ndërsa mandatet e përbërjes së parë do të jenë përkatësisht gjashtë, pesë dhe katër vjet për të garantuar rotacionin. Anëtarët do emërohen nga Kuvendi me shumicën e më shumë se gjysmës së të gjithë deputetëve, pas një procedure publike përzgjedhjeje nga komisioni parlamentar përgjegjës për financat.

Mund t'ju interesojë

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 3 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 3 orësh
A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Para 3 orësh

Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vite përvojë në financa publike, makroekonomi ose kërkim shkencor në ekonomi, si dhe nuk duhet të kenë ushtruar funksione politike apo të kenë qenë pjesë e administratës publike gjatë dy viteve para emërimit. Projektligji parashikon gjithashtu një sekretariat teknik me pesë anëtarë, financim nga buxheti i shtetit, autonomi në përdorimin e fondeve dhe auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Këshilli do ketë të drejtë të kërkojë informacion nga institucionet publike, ndërsa do të publikojë analizat, opinionet dhe raportet e tij dhe do t’i nënshtrohet të paktën një herë në gjashtë vjet një vlerësimi të jashtëm të pavarësisë dhe efektivitetit. Sipas projektligjit, Këshilli Fiskal duhet të konstituohet pas zgjedhjes së tre anëtarëve, ndërsa ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”, pasi projektligji t’i paraqitet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Etiketat e lidhura

Këshilli Fiskal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 3 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 3 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.