Top News – Zvërneci e Sazani në ‘Pasqyrë Mirror’. Rama: Shumë shpejt edhe dosja e KAYO
03/10/2026 17:25

Me flamingot në sfond dhe sloganin “Nga protesta te prova. Nga rruga te procesi”, qeveria publikoi platformën ku do të mblidhen shqetësimet e qytetarëve dhe ku do të bëhet transparencë për vendimmarrjet qeveriare. Dosja e parë e publikuar është ajo e projekteve në Sazan dhe Zvërnec, ndërkohë sipas kryeministrit Edi Rama në ditët e ardhshme pritet të bëhen publike dokumentet që lidhen me kompaninë “Kayo” dhe investimin në Milot-Balldren. “E kemi quajtur “Pasqyra e Flamingos” ose “Flamingo Mirror”, është në të dy gjuhët, në shqip dhe në anglisht. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë sot që flasim, me dosjen e Sazan Zvërnecit dhe është një burim, i cili do t'i shërbejë të gjithëve. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të Kajos, një tjetër emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu Milot - Balldreni ka qenë një tjetër temë e cila është diskutuar mbi, sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj sigurisht faktet janë vendosur në të gjitha këto raste nën presionin e madh që vjen nga një botë, e cila varet gjithmonë e më shumë nga çfarë thuhet dhe jo nga si dhe sa verifikohet” Rama shtoi se komponenti i dytë i “Flamingo Mirror” do të mbledhë pyetjet e qytetarëve, për t’u kthyer përgjigje zyrtare.

Top News – Sinjalizime për dhunë, Policia: Jemi gati, do identifikohen të maskuarit
24/10 13:56
Top News – Digjen jastëkët e dialogut të Ramës/ Protestuesit para Kryeministrisë nisin protestën
24/10 13:08
Top Channel/ Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren
24/10 12:57
Top News – ‘Maskat nuk ju mbrojnë nga identifikimi’. Demo paralajmëron protestuesit e dhunshëm
24/10 12:51
Top Channel/ Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta kombëtare e thirrur nga opozita
24/10 12:49
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë/ E thirrur nga PD, bëhen pjesë pedagogët dhe artistët
24/10 12:39
Top Channel/ Disa protesta. Studentët te ministria e Arsimit, PD dhe pedagogët para kryeministrisë
24/10 12:37
Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00