Top News – Merkel më mirë se Merzi / Gjysma e gjermanëve duan më shumë ish-kancelaren
05/10/2026 13:07

Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, për t'u përballur me sfidat e Gjermanisë. Ky është rezultati i një sondazhi të institutit YouGov, zhvilluar për llogari të agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Sipas sondazhit 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë të menaxhonte problemet aktuale të vendit. Ndërkohë 29 për qind mendojnë se Merkel dhe Merz do të ishin njësoj të aftë në përballjen me sfidat e Gjermanisë. Vetëm 8 për qind e të anketuarve e vlerësuan Merkelin më pak të aftë se Merzin, ndërsa 15 për qind nuk dhanë përgjigje ose thanë se nuk kishin ndonjë mendim. Angela Merkel drejtoi si kancelare Gjermaninë për 16 vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2021, ndërsa Friedrich Merz po përballet me nivelet më të ulëta të mbështetjes së tij nga publiku që prej marrjes së detyrës si kancelar në maj të vitit të kaluar. Të dy politikanët i përkasin partisë konservatore CDU, por konsiderohen prej vitesh si rivalë politikë. Ndër sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht Gjermania renditen ekonomia në stanjacion, rritja e çmimeve të energjisë, plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore për financimin e sistemit social, migracioni i paligjshëm dhe pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01