Top Channel/ Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen për teknikën që aktivizon neuronet
05/10/2026 14:42

Sezoni i Çmimeve Nobel për vitin 2026 u cel sot në Stokholm me shpalljen e laureatëve të Mjekësisë nga Instituti Karolinska: Ata janë amerikani Karl Deisseroth dhe gjermanët Peter Hegemann dhe Georg Nagel për zbulimet e tyre mbi kanalet jonike të aktivizuara nga drita dhe mbi optogjenetikën, një teknikë që përdor dritën për të kontrolluar aktivitetin e qelizave, veçanërisht neuroneve. Falë proteinave të ndjeshme ndaj dritës, tmund të bëjnë që neurone të caktuara të reagojnë ndaj dritës dhe më pas t’i aktivizojnë ose t’i çaktivizojnë me një saktësi shumë të lartë. Zbulimi u bazua fillimisht në proteina që gjenden te mikroorganizmat fotosensitivë. Hegemann dhe Nagel studiuan proteinat që shndërrojnë një stimul drite në ndryshim të aktivitetit elektrik të qelizës, dhe më pas Deisseroth ndihmoi në zhvillimin e kësaj njohurie në një teknologji të re për studimin e trurit. Përmes inxhinierisë gjenetike, shkencëtarët mund të bëjnë që vetëm grupe të caktuara neuronesh të prodhojnë këto proteina të ndjeshme ndaj dritës. Kështu, me një impuls drite mund të aktivizojnë ose të heshtin neuronet dhe të vëzhgojnë se si kjo ndikon në funksionimin e trurit dhe në sjellje. Pas Mjekësisë, të martën do të shpallet Çmimi Nobel për Fizikë, të mërkurën ai për Kimi dhe të enjten Çmimi për Letërsi. Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten, ndërsa Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit do të bëhet i ditur më 12 tetor. Vlera e secilit çmim këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.09 milionë euro. Shuma ndahet sipas numrit të laureatëve, në rast se çmimi i jepet më shumë se një personi. Ceremonia e ndarjes fizike të Çmimeve Nobel do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të tyre, Alfred Nobelit, industrialist i famshë suedez dhe shpikësi i dinamitit.

Top News – ‘Maskat nuk ju mbrojnë nga identifikimi’. Demo paralajmëron protestuesit e dhunshëm
24/10 12:51
Top Channel/ Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta kombëtare e thirrur nga opozita
24/10 12:49
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë/ E thirrur nga PD, bëhen pjesë pedagogët dhe artistët
24/10 12:39
Top Channel/ Disa protesta. Studentët te ministria e Arsimit, PD dhe pedagogët para kryeministrisë
24/10 12:37
Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34