Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Gjatë vizitës së kryeministrit, qytetarët të revoltuar kanë kanë vënë në dukje mungesa e ujit të pijshëm, një problem që, sipas tyre, vijon prej 13 vitesh.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ish-Uzinës, ambient i cili tashmë është kthyer në një hapësirë të përdorur nga kompania “KAYO”. Gjatë vizitës së kryeministrit, qytetarët të revoltuar kanë kanë vënë në dukje mungesa e ujit të pijshëm, një problem që, sipas tyre, vijon prej 13 vitesh.
Situata është tensionuar më tej kur qytetarët kanë nisur të thërrasin në drejtim të kryeministrit, me slogane si “Hajdut” dhe “Rama në burg”. Pas reagimit të turmës, Rama është larguar nga zona i shoqëruar nga dhjetëra efektivë të Gardës. Vizita e kryeministrit ishte prezantuar si një takim me banorët për të dëgjuar nga afër problematikat e tyre.
Siç dëgjohet edhe në video, qytetarët i kërkojnë Ramës të japë dorëheqjen dhe të shkojë në burg së bashku me Ron Yeffet, Ergys Agasin e Vlora Hysenin. Ata thonë gjithashtu se kjo është "Prania Besnike", që Rama të tallet me banorët.
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës janë përqendruar te kërkesa për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa në tubime janë kundërshtuar edhe nisma të qeverisë, veçanërisht reforma administrative dhe territoriale. Lëvizja është shoqëruar me marshime dhe tubime para institucioneve kryesore, ndërsa opozita ka bërë thirrje për mobilizim më të gjerë qytetar.
Protestat synojnë të rrisin presionin politik ndaj qeverisë dhe të kundërshtojnë politikat dhe vendimmarrjen e mazhorancës. Protestat e nisura për shkak të projektit të Sazan-Karaburunit kanë sensibilizuar një lëvizje më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku qytetarët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të protestuar, që nga thirrjet kundër qeverisë te banderolat dhe deri te protestat ballë për ballë Ramës apo socialistëve./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e President...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përvjetorin e sulmit të 7 Tetorit në Izrael, duke kujtuar viktimat dhe të...
Justina Shiroka Pulë, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka Pulën, e cila në mesnatë u zgjodh presidente...
Gjykata Speciale në Hagë KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, d...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes ...
Justina Shiroka-Pula KOSOVË- Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas betimit mbajti fjalën e saj të parë para Kuvend...
Justina Shiroka Pula KOSOVË- Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëvesh...
KOSOVË- Akademikja Justina Shiroka-Pula, është zgjedhur me 81 vota pro si presidente e Kosovës. Pas këtij hapi, presidentja u betua n...
Justina Shiroka-Pula KOSOVË- Justina Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, pas votimit të zhvilluar n&...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës me 88 vota ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e ligjit p&e...