Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 11:59 Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia Java e 9-të e “Abissnet Superiore” solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes, me Egnatian që mori kreun pas fitores ndaj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkodra drejt transformimit urban, kryebashkiaku Beci: Më shumë gjelbërim dhe hapësira për biçikletat

Lajme E premte, 9 Tetor 2026 17:33
Shkodra drejt transformimit urban, kryebashkiaku Beci: Më shumë gjelbërim dhe hapësira për biçikletat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkodra pritet të përfitojë një ndërhyrje të rëndësishme urbane, me fokus gjelbërimin, mobilitetin dhe përmirësimin e hapësirave publike. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur publikimin e garës për projektimin e “Kopshtit Linear dhe Aksit Multimodal Veri–Jug”, një projekt që shtrihet nga Sheshi Demokracia, i njohur më parë si Sheshi 5 Heronjtë, deri te rrethrrotullimi i Bypass-it. Ndërhyrja përfshin Bulevardin Studenti, Sheshin Parrucë, Bulevardin Zogu I, zonën e Xhabijes, Rrugën Mbreti Gent, si dhe sheshet dhe kryqëzimet përgjatë këtij aksi. Sipas Becit, synimi është transformimi i kësaj hapësire në një bosht urban më të gjelbër, më të sigurt dhe më funksional, duke krijuar më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçikletat, si dhe kushte më të mira për transportin publik.

Postimi i plotë

Shkodra drejt një transformimi të ri urban! Sot është publikuar gara për projektimin e një prej ndërhyrjeve kryesore urbane për Shkodrën: “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal Veri–Jug”, nga Sheshi Demokracia (ish-5 Heronjtë) deri te rrethrrotullimi i Bypass-it.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Projekti përfshin Bulevardin Studenti, Sheshin Parrucë, Bulevardin Zogu I, zonën e Xhabijes, Rrugën Mbreti Gent, si dhe sheshet dhe kryqëzimet përgjatë gjithë këtij aksi. Synimi ynë është ta transformojmë në një bosht urban më të gjelbër, më të sigurt dhe më funksional për qarkullimin, me më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçikletat dhe me kushte më të mira për transportin publik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këndvështrimin tim, ky aks ka një rëndësi të veçantë për Shkodrën, sepse lidh qendrën dhe zonën historike të qytetit me Parkun e ri në hyrje të tij, duke krijuar një vazhdimësi të natyrshme urbane dhe duke forcuar më tej identitetin e Shkodrës si qytet historik, i gjelbër dhe turistik.

Porta e Alpeve financohet nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Evropiane e Investimeve, zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka si partner kryesor Bashkinë Shkodër.

Ky është vetëm fillimi. Së shpejti do të vijojmë edhe me projekte të tjera të rëndësishme për qytetin: përmirësimin rrënjësor të transportit publik, përfundimin e rrugës së re të Velipojës, itinerarin e biçikletave përgjatë Liqenit të Shkodrës, Bunës deri në Adriatik dhe sistemin e ri muzeal të qytetit.

Mund t'ju interesojë

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku vetëm në qeli dhe në ajrim

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku vetëm në qeli dhe në ajrim

Para 3 minutash
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Gogu u kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Gogu u kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dh...

Para 32 minutash
Përjashtohet Sali Berisha 10 ditë nga Kuvendi, 5 deputetë të tjerë me 60 ditë

Përjashtohet Sali Berisha 10 ditë nga Kuvendi, 5 deputetë të tjerë me 60 ditë

Para 38 minutash





Etiketat e lidhura

Benet Beci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia
Para 1 minute

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku vetëm në qeli dhe në ajrim
Para 3 minutash

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku vetëm në qeli dhe në ajrim

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA
Para 8 minutash

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në...

Ronaldo më pranë historisë me tripletë, vetëm 15 gola larg shifrës magjike të 1000 golave!
Para 20 minutash

Ronaldo më pranë historisë me tripletë, vetëm 15 gola larg shifrës magjike të 1000 golave!

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 13 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 14 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 14 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 13 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.