Top News – Rusia ‘nuk di gjë’ për armëpushimin / Trump e shpalli por sulmet në Ukrainë vazhdojnë
12/10/2026 11:40

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një njoftim të papritur të dielën për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili sipas tij hynte në fuqi "menjëherë", por lideri ukrainas Volodymyr Zelenski tha se ishte ende në pritje të detajeve të marrëveshjes. Nuk pati asnjë reagim nga Moska lidhur me njoftimin për armëpushim, i cili erdhi pas ditësh të tëra presioni të fortë nga Trump që Ukraina të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Ai i konsideron këto sulme si shkak për rritjen e çmimeve të naftës, gjë që po dëmton Partinë e tij Republikane në prag të zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA muajin e ardhshëm, ndonëse është lufta në Iran ajo që ka rënduar situatën. Në një përkeqësim dramatik të marrëdhënieve, të shtunën Trump e paralajmëroi Zelenskin se "bën mirë ta ndalojë menjëherë" sulmin ndaj rafinerive ruse dhe u bëri thirrje ukrainasve të zgjedhin një lider të ri. Trump tha se Zelenski kishte humbur disa mundësi për të arritur një marrëveshje me Moskën. Ndërkohë, në një postim në platformën e tij "Truth Social" më vonë, Trump njoftoi papritur se Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord për një armëpushim energjetik, por nuk dha detaje të mëtejshme. "Duke filluar menjëherë, ka një ARMËPUSHIM ENERGJETIK në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!" shkroi Trump.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30