Top News – Bizneset, ‘shkëlqen’ vetëm ndërtimi/Sektorët e tjerë humbin besimin te ecuria e ekonomisë
12/10/2026 12:06

Vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe shfrytëzimin e kapaciteteve kanë rënë në shumicën e sektorëve të ekonomisë, ndërsa përmirësim është shënuar vetëm në ndërtim, sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë. Rënia e shfrytëzimit të kapaciteteve është regjistruar në industri, shërbime dhe tregti. E njëjta tendencë është vërejtur edhe në vlerësimet për gjendjen financiare, ku tregtia ka shënuar dobësimin më të madh. Ndërkohë, ndërtimi ka shfaqur ecuri pozitive në të dy treguesit. Kjo tendencë, sipas revistës monitor, përputhet me rënien e besimit në shumicën e sektorëve të ekonomisë gjatë muajit shtator. Sipas të dhënave të INSTAT, edhe rritja ekonomike është ngadalësuar në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë. Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet kryesisht te konsumi dhe shërbimet, ndërsa sektorët prodhues shfaqin dobësi. Bujqësia vijon tendencën rënëse, ndërsa industria ka dhënë një kontribut negativ në rritjen ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit. Sektori publik ka qenë kontribuuesi kryesor në rritjen ekonomike, ndërsa tregtia, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë vijuar zgjerimin, të mbështetura edhe nga turizmi dhe kërkesa e jashtme. Megjithatë, varësia në rritje nga këta sektorë dhe dobësimi i prodhimit mbeten shqetësime për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58