
Rrugët e Tiranës janë mbushur me studentë, të cilët kanë bojkotuar mësimin në të gjitha Fakultetet e Tiranës.
Ata kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsmit, ku do të mblidhen të gjithë në revoltë.
Protestuesit kanë bërë thirrje të forta gjatë rrugëtimit të tyre, duke u shprehur “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje” etj.
Të rinjtë u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë dhe qytetarëve që t’u bashkohen në kërkesat e tyre kundër qeverisë.