Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protestat në vend, PD thirrje Ramës: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë

Aktualitet E premte, 16 Tetor 2026 16:08
Protestat në vend, PD thirrje Ramës: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në vendimmarrjen e Gjykatës së Tiranës lidhur me masat e sigurisë ndaj studentëve protestues. “Në Gjykatën e Tiranës sot u konsumua goditja e radhës me urdhër të Ramës”, deklaroi Këlliçi, duke kundërshtuar vendimet e gjykatës për gjashtë masa “arrest shtëpie” dhe 11 masa “detyrim paraqitjeje” ndaj të rinjve të ndaluar gjatë protestave. Këlliçi ngriti akuza edhe ndaj strukturave policore, duke kërkuar ndalimin e asaj që e cilësoi dhunë ndaj studentëve protestues. “Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë, për të dhunuar në mënyrë shtazarake studentët”, u shpreh ai, duke iu drejtuar drejtuesve të policisë dhe autoriteteve shtetërore.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë, prej tri ditësh, në rrugët e Tiranës ka shpërthyer zemërata e një brezi që nuk do ta çojë më dëm të ardhmen. Përballë brezit, që ka guximin të zgjedhë protestën e zëshme e jo emigrimin e heshtur, qëndron një pushtet trembëdhjetëvjeçar i kriminalizuar, që ka zgjedhur ta dhunojë e nënshtrojë këdo që i del përpara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Studentët protestuan për 133 ditë në mënyrë paqësore dhe kjo Qeveri jo vetëm që nuk i dëgjoi, por i talli, i përbuzi, i akuzoi si të paguar dhe mercenarë, i ofendoi duke i etiketuar si dështakë sot i dhunon egërsisht, pa mëshirë, duke mos kursyer të mitur e studentë ekselentë. Partia Demokratike dhe Deputetët e saj që nga dita e parë kanë qenë në çdo komisariat në ndihmë të studentëve, ndihmë e cila do të vazhdojë pa ndërprerje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Do të jemi aty, për të garantuar të drejtën e tyre themelore për të protestuar kundër një regjimi që po i shpopullon përditë. Sepse e drejta për të kundërshtuar qeverinë nuk mbaron aty ku fillon makthi i kryeministrit.

Mund t'ju interesojë

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 7 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 7 orësh
A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Para 7 orësh

Sot në Gjykatën e Tiranës është konsumuar goditja e radhës me urdhër të Edi Ramës.

Gjyqtarja Amarlida Sulaj, bashkëshortja e efektivit të RENEAS Adi Pojana, sot ka vendosur të quajë të ligjshme ndalimet e studentëve duke vendosur 6 masa ‘arrest shtëpie’ dhe 11 masa ‘detyrim paraqitje’ për të rinjtë protestues.

Në masë ‘arresti shtëpie’ është mbajtur dhe simboli i rezistencës ditën e parë të protestës, studenti i Fakultetit Juridik, Klevin Metaj.

Arrestohen studentët që kërkojnë rrëzimin e këtij sistemi të kriminalizuar dhe lihet e lirë Mirlinda Karçanaj, Vlora Hyseni, Ilir Beqaj, hajdutët e 5D, Belinda Balluku, e plot të tjerë?

Sot kam vetëm një mesazh në emër të PD, për Ervin Demon, Skënder Hitajn, Olger Torbën, shefat e komisariateve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, si dhe mercenarët e tjerë në shërbim të narkoshtetit.

Ndaloni dhunën kafshërore ndaj studentëve. Tërhiqni civilët banditë të armatosur dhe mercenarët e paguar, me të cilët po rrëmbeni qytetarët. Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë, për të dhunuar në mënyrë shtazarake studentët.

Ervin Moku dhe Skënder Balluku, ju që sot flisni për shtetin ligjor, ju që sot frymëzoni dhunën e policisë ndaj studentëve, do të përgjigjeni para drejtësisë shumë shpejt për krimet dhe korrupsionin tuaj në kurriz të shqiptarëve.

Në një shtet ligjor, autoriteti është arsye për më shumë kontroll, transparencë dhe më shumë përgjegjësi. Por në narkoshtetin ku shërbeni ju, keni licencën e dhunës shtetërore të pakufizuar dhe korruptimit pa fre.

Po dokumentojmë gjithçka, shqiptarët po e shohin me sytë e tyre dhe nuk keni për t’i shpëtuar gjykimit e dënimit ligjor për dhunën ekstreme të papërligjur të ushtruar nga urdhrat tuaja kundër protestuesve, shpesh të mitur.

Keni shkelur ligje shqiptare dhe ndërkombëtare në një shkallë të gjerë dhe të paprecedentë, duke shkaktuar terror shtetëror.

Jeni të ekspozuar, të dokumentuar, filmuar e dëshmuar si strukturë narkoshteti dhe organizatë kriminale.

Do të jepni llogari për çdo urdhër, firmë, çdo vendim, mbi protestuesit.

Kjo është garancia që ne i japim sot shqiptarëve, protestuesve ndaj sistemit kriminal të Edi Ramës. Dhe fiksojeni mirë, nuk mund ta ndalni, trembni e as përballoni me çfarëdo mobilizimi kriminal, atë që është zgjim i shqiptarëve të lirë.

Ju faleminderit.

Etiketat e lidhura

Belind Këlliçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 7 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 7 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 7 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 7 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 7 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 7 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 7 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 7 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.