Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve në akte politike është poshtërsi

Lajme E premte, 16 Tetor 2026 18:28
Ministri Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve në akte politike është poshtërsi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka bërë të ditur se 156 qytetarë janë lënduar nga dhuna që ka përfshirë Tiranën gjatë katër ditëve të fundit. Sipas tij, mes të lënduarve janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 14 kalimtarë të rastit. Demo ka dënuar përfshirjen e katër të miturve në ngjarje, duke u bërë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët të përdoren në përplasjet politike. Ministri ka theksuar se dhuna nuk i shërben askujt dhe ka deklaruar se ajo nuk duhet të pengojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë, nga vala e dhunës që përfshiu kryeqytetin katër ditët e fundit, 156 qytetarë shqiptarë janë lënduar.

97 efektivë policie, të cilët kanë kryer detyrën e që në fund të ditës duan si të gjithë ne të jetojnë paqësisht në vendin tonë e në darkë të kthehen pranë familjeve.

45 protestues, të cilët po ashtu kanë aspiratat e tyre legjitime për të tashmen e të ardhmen në këtë vend, për ta e familjet e tyre, së bashku me 14 kalimtarë, të cilët ndoshta po shkonin drejt familjes apo punëve të tyre.

Të gjithëve, ju uroj shërim të shpejtë, dhe dua t’ju kujtoj se kemi më shumë arsye të bëhemi bashkë e të punojmë në të mirë të vendit e jo të përleshemi për llogari të dikujt që gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë.

Më kanë mbetur në mendje fjalët e një mjeku te Spitali i Traumës, i cili tha: “Kur vijnë këtu të gjithë janë të humbur, asnjë s’ka fituar.” Mes të lënduarve ka patur edhe 4 të mitur dhe unë dua të ndalem pak këtu. Unë nuk besoj se ka prind në Shqipëri, pavarësisht bindjeve të tyre partiake, i cili gëzohet nëse sheh fëmijet e tij të mitur, me gurë apo mjete të tjera në duar, duke goditur punonjës policie, duke thyer xhamat e institucioneve publike, duke shkatërruar semaforë e sinjalistika, duke bastisur e djegur pronën private e publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare. Kam porositur vazhdimisht forcat e policisë që të tregojnë kujdes të veçantë me ta, por dua të bëj sërish një thirrje për prindërit. Ju lutem, me dorë në zemër, mos lejoni që fëmijët tuaj të përdoren në luftën për pushtet të atyre që nuk njohin asnjë kufi as njerëzor e as moral.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj, kur themi se dhuna nuk ka të bëjë me studentët, nuk po bëjmë retorikë. Po refuzojmë të barazojmë studentët me ata që zgjedhin dhunën. Mes personave të arrestuar e proceduar për akte të dhunshme, numri i studentëve është jashtëzakonisht shumë i vogël dhe jam i bindur që ata nuk kanë fare lidhje me skenarin e dhunshëm politik.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 8 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 8 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 9 orësh

Mund të kemi plot dallime dhe mund të ndahemi në shume opinione, por ka një fakt që nuk e mohon dot askush që ka respekt për të vërtetën. Kjo është një përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë e që nuk paskan ndërmend të kursejnë as të miturit e as bizneset private të njerëzve që s’kanë lidhje me betejën e tyre dhe që duan të ndalin rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e spostuar vendin nga tryeza e negociatave me BE-në tek rruga e së kaluarës nga kemi dalë me shumë përpjekje. Dua tju garantoj se nuk do ja dalin! Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin evropian të vendit!

Etiketat e lidhura

Ervin Demo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 8 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 8 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 8 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 8 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 8 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 8 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.