
Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca.
Raportohet se ai është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas është vendosur në barrelë. Nuk dihet nëse gjendja e tij është shkaktuar nga gazi apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.