Wednesday / November 4 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Life Style Udhetim

Destinacionet më të nënvlerësuara turistike në Europë për 2027

Share Share Icon

Rajoni i Bukovinës në Rumani është shpallur destinacioni turistik më i nënvlerësuar në botë për vitin 2027, sipas renditjes më të fundit të revistës Time Out.

Lista përfshin 41 qytete dhe rajone nga e gjithë bota, ndërsa pesë destinacione europiane renditen mes 12 vendeve të para.

Renditja synon të promovojë destinacione më pak të njohura, që ofrojnë alternativa ndaj qyteteve të mbipopulluara nga turistët, si Venecia dhe Barcelona.

Këto vende dallohen për peizazhet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mundësinë për të udhëtuar larg turmave.

Bukovina, që kryeson renditjen globale, krahasohet me Transilvaninë për peizazhet malore, traditat shekullore dhe arkitekturën e veçantë, por ka shumë më pak vizitorë.

Rajoni po fiton popullaritet edhe falë shtegut turistik Via Transilvanica, me gjatësi 1,400 kilometra.

Në listë spikasin gjithashtu qytetet e rajonit Asturias në Spanjë, veçanërisht për gastronominë dhe kulturën lokale, si dhe destinacionet bregdetare të Portugalisë dhe Francës, që ofrojnë alternativa më të qeta ndaj vendpushimeve të njohura turistike.

Ishujt Azore në Portugali, të njohur si “Hawai i Europës”, renditen gjithashtu mes destinacioneve të përzgjedhura. Arkipelagu po promovon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit për të mbrojtur pasuritë natyrore dhe kulturore.

Renditja e destinacioneve europiane për vitin 2027 (pozicioni në botë):

1. Bukovina, Rumani – vendi i parë
2. Qytetet e Asturias, Spanjë – vendi i tretë
3. Zambujeira do Mar, Portugali – vendi i gjashtë
4. Carry-le-Rouet, Francë – vendi i nëntë
5. Ishujt Azore, Portugali – vendi i 12-të

Renditja e 10 destinacioneve më të nënvlerësuara në botë për vitin 2027, sipas Time Out:

 

1 Bukovina, Rumani

2 Dakota e Jugut, SHBA

3 Qytetet e Asturias, Spanjë

4 Gadishulli Osa, Kosta Rika

5 San Martín, Peru

6 Zambujeira do Mar, Portugali

7 Bisbee, Arizona, SHBA

8 Shenzhen, Kinë

9 Carry-le-Rouet, Francë

10 Tioga Pass, Kaliforni, SHBA

/ Euronews, Time Out

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Nga pallatet historike te suitat në shpella, hotelet europiane që spikasin për vitin 2027

Për disa udhëtarë, hoteli është thjesht vendi ku kalojnë natën. Për të tjerë, ai mund të jetë vetë arsyeja për të zgjedhur një destinacion. Lista e...

2 days më parë 3 Min Lexim

Fytyra e re e tregut të veshjeve  

Tregu i retail-it të veshjeve në Shqipëri po ndryshon gradualisht “fytyrë”. Konsumatori vendas po kërkon më shumë vlerë për paratë që shpenzon për ...

3 days më parë 16 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!