Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigels Mela.

Shqiptarja.com informon se pranga kanë rënë Shpëtim Malasi dhe Behar Zyberi, ndërsa Gentian Zhupa dhe Kliton Ymeri janë shpallur në kërkim si të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Ende nuk janë bërë të ditura hollësi mbi rolin që dyshohet se ka pasur secili prej tyre në atentat.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një sasi tritoli shpërtheu në automjetin me të cilin udhëtonin Beqir Devolli dhe Erigels Mela. Si pasojë e shpërthimit, të dy mbetën të plagosur, ndërsa Devolli nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Arrestimi i dy të dyshuarve dhe shpallja në kërkim e dy personave të tjerë janë zhvillimet e reja në hetimin për zbardhjen e atentatit. Mbeten për t’u sqaruar mënyra e organizimit të sulmit, përgjegjësitë individuale të personave të dyshuar dhe motivi i ngjarjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.