Sunday / November 1 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Turizëm

Qëndrimet në strukturat akomoduese në gusht u rritën tre herë më pak se një vit më parë

Share Share Icon

Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese kanë parë një ngadalësim të ndjeshëm të aktivitetit në kulmin e sezonit veror, si për numrin e vizitorëve ashtu dhe të net qëndrimeve, me rritjen e të dy këta treguesve që ishin tre herë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT raportoi se në Gusht 2026, numri i vizitorëve që qëndruan në strukturat akomoduese në Shqipëri u rrit me 10,3%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Po sipas të dhënave të INSTAT, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vizitorët ishin rritur me 35.1%, ose tre herë më shumë sesa këtë vit.

Në gusht 2026, Vizitorët rezidentë u rritën me 9,0%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë me 10,7%. Një vit më parë, jo rezidentët ishin rritur me 40,5%. Net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 9,8%; Net-qëndrimet e vizitorëve jo-rezidentë u rritën me 13,4%.

Në gusht 2026, net-qëndrimet gjithsej u rritën me 12,5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë net qëndrimet ishin rritur me 33.3%, nga të cilët ata jo rezidentë me 42.6%.

Sipas INSTAT, Shumica e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri vijnë nga:
* Kosova (17%)
* Polonia (12%)
* Italia (10%)
* Vizitorë nga Franca dhe Gjermania përbëjnë përkatësisht 8% dhe 7%
* Nga vende të tjera (46%).

Shfrytëzimi i hoteleve

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti 67,4 %, nga 61,5 % në Gusht 2025, duke shënuar një rritje me 5,9 pikë përqindje.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Fytyra e re e tregut të veshjeve  

Tregu i retail-it të veshjeve në Shqipëri po ndryshon gradualisht “fytyrë”. Konsumatori vendas po kërkon më shumë vlerë për paratë që shpenzon për ...

12 hours më parë 16 Min Lexim

Turizmi nuk është më vetëm sezonal, po zgjeron bazën e blerësve të retail-it të veshjeve

Flet Mehmet Memo, Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut   Për menaxherin e LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut...

12 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!