Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje

Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje. Një maune që transportonte misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ndërsa udhëtonte në drejtim të Sarandës.

Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunel. Rrethanat në të cilat mjeti i rëndë është përmbysur mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhon situatën në segmentin ku ka ndodhur aksidenti. Efektivët po punojnë për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks.

Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse nga përmbysja e maunes ka persona të lënduar.

Policia po vijon verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Të dhëna të tjera priten pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.