Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, kërkon ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Hetimor Parlamentar për akuzat për trafik ndërkombëtar armësh.
Këlliçi i referohet dëshmive të zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj, për rolin e Ron Yeffet dhe Ermal Nufit, ndërsa akuzon qeverinë për mungesë transparence lidhur me kompaninë shtetërore KAYO.
Ai thotë se prej pesë muajsh ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes pa marrë përgjigje dhe kërkon që Parlamenti të hetojë akuzat që prekin sigurinë kombëtare dhe NATO-n.

REAGIMI/ Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!

Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes duhej të kishte paraqitur sot dorëheqjen dhe Kryeministri të mbante përgjegjësi e të jepte llogari për akuzën e shoqëruar me dëshmi për trafik ndërkombëtar të armëve, Edi Rama dhe Ermal Nufi u shfaqën në një aktivitet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kujtojmë se mbrëmë, ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, solli dëshmi se si miku personal i Kryeministrit, izraeliti Ron Yeffet, në një komunikim me partnerët ukrainas tregoi se kishte çdo gjë nën kontroll në Shqipëri dhe mund të bënte çfarë të donte me procedurat, me tenderat, me projektet, me infrastrukturën.

Ai ishte pajtuar nga Kryeministri për të kryer punët e pisëta.

Dhe vegla që Ron Yeffet kishte në dispozicion në fushën e trafikut të armëve që do prodhoheshin në Afrikë e do amballazhoheshin në Tiranë, është pikërisht Ermal Nufi

Ky është nga skandalet më të rënda të këtyre dekadave që cënon rëndë sigurinë tonë kombëtare por edhe të NATO-s, ku ne jemi anëtarë.

Sponsorizuar

Ndërkohë që Edi Rama ka treguar se mbron çdo aferë e çdo person të përfshirë, dhe në kushtet kur SPAK nuk kryen detyrën, është e domosdoshme të ngrihet sa më shpejt Komisioni Hetimor Parlamentar që ka kërkuar sot Opozita.

Personalisht, kam kërkuar transparencë lidhur me këto dyshime dhe me aktivitetin e KAYO, kompania shtetërore që ka krijuar Rama por që kontrollohet nga Ron Yeffet.

I kam dërguar kërkesë për informacion Ministrit të Mbrojtjes prej 5 muajsh, pa marrë asnjë herë asnjë përgjigje.

Kjo heshtje konfirmon akuzën që u bë mbrëmë dhe dëshmisë që u bë publike për trafik ndërkombëtar armësh.

Parlamenti e ka për detyrë të hedhë dritë mbi këto fakte, dëshmi e akuza.

Me nisjen sot të sesionit të ri parlamentar, duhet të marrë rrugë edhe kërkesa e drejtë e Opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë mega skandal!. r.p

https://www.facebook.com/share/18Fx3kB8ra/?mibextid=wwXIfr

Nga arkivi

  • VIDEO/ Deklarata e Fatos Nanos per kthimin e Rames nga emigracioni
  • Pollo gjen epitetin e forte per Ramen: Ai eshte si nje cirk levizes..
  • Kujt i intereson bllokimi i Gjykates Kushtetuese, Meta publikon letren per KLGJ dhe KED
  • “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, Bardhi: Rama ka dështuar me luftën kundër krimit
  • “Nuk ka më polici shteti”, PD reagon ashpër: Taulant Balla e deklaroi sot si Polici Private të PS
  • VIDEO/Rama tregon idenë si të zgjidhet çështja për detin, ngacmohet nga ish-ministrja greke

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej