Rreth orës 00:00, në Ishull-Lezhë, në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.