Berisha: Asnjë lidhje protestat në Paris me atë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

20 Tetor 2026 | 21:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë ka folur lidhur me protestën. Berisha përcaktoi dy parimet kryesore të partisë: mbështetjen e plotë të protestës dhe mbrojtjen e të rinjve e studentëve.

Kreu i opozitës u bëri thirrje strukturave për një angazhim maksimal në terren, duke paralajmëruar nisjen e një fushate derë më derë. Berisha u ndal te ngjarjet e fundit, duke pretenduar se qeveria dështoi në tentativat për të sulmuar selinë blu.

“Kjo ditë e sotme na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha. Ndaj dhe të nderuar kryetarë degësh, të deleguar në degë, koordinatorë, duhet të bëjmë gjithçka në dy parimet që kemi shpallur.

Parimi i parë, ne mbështesim me të gjithë potencialin tonë protestën. Parimi i dytë, ne mbrojmë me të gjithë potencialin tonë studentët dhe të rinjtë.

Mbështetja e protestës kërkon angazhimin e të gjitha burimeve njerëzore të mundshme për t’i nxjerrë në protestë.

Ne kemi përgatitur një fletëpalosje, do të krijohen grupet e punës dhe do të shpërndahet në çdo derë, në çdo familje, në çdo lagje.

Do të bëjmë gjithçka për mobilizimin maksimal të qytetarëve, të të rinjve, të prindërve në mbështetje të gjimnazistëve, të rinjve dhe qytetarëve në protestë.

Është rruga e vetme për ta përcjellë sa më shpejt këtë monstër, se ky nuk është njeri, është një monstër njerëzore, nga ajo kryeministri.

Çdo ditë që kalon, Shqipëria paguan koston më të lartë prej tij. Çdo ditë që kalon është një ditë më e rëndë për shqiptarët. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka për pjesëmarrjen më maksimale të qytetarëve në këtë protestë.

E them edhe njëherë, ne jemi në protestë, nuk mohojmë asgjë. Asgjë në botë nuk na ndan ne nga protesta. Dështuan.

E patë ju, Edi Rama donte të sillte këtu për të sulmuar selinë agjentë të policisë kriminale të shndërruar në një amalgamë me ekstremistët e majtë.

Dështoi! Tentoi dy herë dhe dështoi. Dhe në fund në shkelje flagrante të Kushtetutës dhunoi selinë duke futur narkobanditë me uniformë.

Vetëm e vetëm, edhe njëherë, vetëm e vetëm që të justifikojë, të argumentojë tezën e tij të rreme se kjo është një ANTIFA, se këta nuk e kanë hallin tek korrupsioni i tij, tek vjedhjet e tij, tek droga, tek zgjedhjet, tek farsa elektorale, por këta janë anarkistët e shkatërrimit.

Kjo është e gjithë përpjekja e tij për t’i thënë komunitetit ndërkombëtar se ajo që po ndodh në Paris erdhi edhe në Tiranë. Asnjë lidhje, fare asnjë lidhje”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk e pranoj që një polic të shkelë një 16-vjeçar”, Jupi debat me Moravën dhe Bidon

Një debat i fortë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë mes të ftuarve në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Në debat...
22:10 | 21/10/2026

“Na ka trajtuar me përbuzje dhe tallje”, studentja i përgjigjet Ramës: Do të na fusë në kurth

Studentja, Hana Spahiu e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën studentore dhe kërkesën...
21:55 | 21/10/2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Dy cenueshmëri kritike rrezikojnë funksionimin e faqeve dhe web-eve

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK këtë të mërkurë ka dalë me një reagim për institucionet, bizneset dhe administratorët e sistemeve, lidhur me cenueshmërinë e...
20:47 | 21/10/2026