Karriget që kryeministri Edi Rama nxorri sot nga godina e qeverisë për t’i vendosur ato në sheshin përpara saj në shenjë dialogu me protestuesit, u bënë copë e çikë prej tyre. Por ky akt simbolik për të refuzuar dialogun me shefin e qeverisë, ka lënë një pasojë që lidhet me historinë e vendit.
Në emisionin “Repolitix” në Report Tv, historiani Marenglen Kasmi shpjegon se karriget e kuqe u përkasin viteve ’30 dhe u kanë mbijetuar Luftës së Dytë Botërore, pushtimit nazist e komunizmit. Ato janë restauruar.
Sa për protestën, ai e sheh të largët mundësinë për dialog dhe për të prodhuar një aspiratë, ndërsa parashikon lehtësim të dhunës.
Marenglen Kasmi: Unë ende e shikoj larg mundësinë për dialog, pasi kryeministri sot e ofroi. Por te karriget e kuqe që mua sot më erdhi shumë keq që u dëmtuan, besoj se më erdhi keq se janë të vjetra.
-Pse, kanë një histori këto karrige?
Marenglen Kasmi: Karriget janë të viteve ’30, të restauruara dhe më erdhi shumë keq.
-Janë të vjetra, të republikës së parë?
Marenglen Kasmi: Janë karrige të institucionit, i mbijetuan Luftës së Dytës Botërore kur kjo godinë gjatë pushtimit gjerman ka qenë edhe spital, i mbijetoi edhe komunizimit. Më erdhi keq, është diçka tjetër. Thelbi është që do të ngelin bosh edhe për disa kohë sepse vetë protesta nuk do të nxjerrë një grupim që do të marrë në dorë drejtimin e saj, ta kanalizojë politikisht, të ketë një aspiratë në gjithë këtë betejë që po ndodh, besoj se do të vazhdojë. Mendoj gjithashtu se protesta do të vijë në rënie për sa i përket dhunës, shikojmë shenja të tilla dhe është krejt e natyrshme kështu sepse do të afrohet koha që një grupim do të mundohet ta kanalizojë.
-
kush i nxori ne shesh? a ka ndonej urdher a udhezim per te nxjerre pronen publike ne rruge? a perdoren ato karrige per "takim me popullin"?
Përgjigju -
Po,shumë e drejtë se karriget janë antike. Pse kryeministri i nxori karriget ne shesh ,duke e ditur qe kanë 8 ditë duke "shkatërruar"? Me pak fjalë duhet ti mbronte kryeministri e jo ti nxirrte sheshit. Ky veprim quhet PROVOKIM.
Përgjigju -
Tregon se sa idiot eshte Rama qe nxjerr ato karrige aty ,shume mire mund te nxirrte karrige plastike thjesht simbolike hajd ulemi te flasim!!!
Përgjigju -
Karrike me kaq rendesi dhe i nxjerrin ne nje proteste te dhunshme!!!??. Kjo tregon edhe njehere papergjegjshmerine dhe menyren se si e drejton Edi Rama shtetin. Me arrogance dhe papergjegjshmeri , madje pa pyetur dhe marrur mendimin e askujt per cfare ben.
Përgjigju -
Shkopinj gome sa me shume atyre qe dalin me maska dhe shkaterrojne e shqetesojne qytetaret! Protestuesit paqesor le te dalin sa te duan! Jane bere gati pronaret e bizneseve me shkopa bejzbolli e materiale te tjera qe tu dalin perballe ketyre vandaleve! Policia te veproje ne menyre energjike, ti arrestoje e ti çoje ne burg keta qen te terbuar! Kryeminister! Ata qe te kane votuar presin integrimin ne BE! Mos bej gabim ti hapesh rruge anarkise! Stop dhunes ndaj prones publike e private! Fatkeqesisht disa media po i hedhin benzine zjarrit! Vetem A1REPORT po jep informacion te vertete!
Përgjigju-
nga nje shkop gome edhe mamit e motres tende mire do jete. megjithese do duhet edhe nje per ty qe mos te te ngelet qejfi.
-
-
Aman oreree , me leket qe kane vjedh i gjejme ca te kohes ilire duke germuar o historianopatronazhist
Përgjigju -
Rama nuk duhet t'i nxirrte ato karrige.
Përgjigju-
E ka bere me qellim qe te demtoheshin. Eshte njesoj sikur ti japesh nje tender qeverise e te pretendosh qe mos te vjedhin or teeeejjjjj
-
-
Po cti thuash shtazave e shpellarbe te Saliut? Nuk njohin e vleresojne bukurine. I thyen se nuk i bien dot gomarit dhe ja nxjerrin inatin samarit. Kafshe te pagdhendura i ke o Salih hundspata
Përgjigju-
Tani ato kembet e karrikes do ti fusin ne rektum ty si patronazhist qe je.
-
-
Per karriket te vjen keq shoku, po per shkopat qe po i thyejn njerzve ne kurriz te vjen keq? Sa lire e shisni veten, njerez pa shtyll kurrizore.
Përgjigju








Komente
Komento