Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10/2026 11:38

Qytetet në veri të Italisë, përfshirë kryeqendrën financiare Milano, u prekën nga trazira gjatë fundjavës së kaluar. Edhe pse jo në përmasat e atyre që u panë në Francë, këto trazira gjithsesi tronditën qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, e cila prezantoi masa të reja sigurie gjatë mbledhjes së kabinetit të martën. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i përshkroi trazirat si një formë të "luftës hibride", të zhvilluar përmes platformave të mediave sociale si TikTok, YouTube dhe rrjeteve të tjera në internet. "Ngjarjet në Milano dhe gjetkë në Itali janë thelbësisht të ndryshme nga ato të periudhave të tjera," shkroi Crosetto në platformën X. "Perëndimi ende nuk e ka kuptuar këtë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim domethënës si kundërpërgjigje." Në rrugën qendrore të Milanos, dyqanet e markave që u vunë në shënjestër gjatë trazirave, u rihapën të martën, por dritaret e tyre mbetën të mbuluara me dërrasa. Dyqanet e mallrave luksoze i kishin vendosur sërish produktet në vitrinat e tyre, pasi i kishin hequr përkohësisht për arsye sigurie. Ndërkohë në jug të italisë vazhdojnë trazirat. Shoferët e kamionëve kanë bllokuar rrugët ndërsa shumë supermarkete kanë mbetur me raftet e zbrazura dhe nuk kanë mundësi furnizimi. Në rajone si Pulia dhe Kalabria, kjo ka cuar në mungesë mallrash. Protestat kanë në shënjestër rritjen e konsiderueshme të cmimit të karburantit por edhe koston e lartë të jetesës apo taksat rrugore. Bllokimet kanë shkaktuar radhë të gjata trafiku edhe në autostrada ndërsa janë bllokuar rafineritë dhe rrugët hyrëse drejt porteve.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33