Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 19:01 Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun Takimi nisi në mënyrën më të mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Drilon Hazrollajt,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dikur kundërshtar i Ramës, ish-deputeti Sula mesazh për protestuesit: Mos përdorni dhunë

Aktualitet E mërkurë, 21 Tetor 2026 14:32
Dikur kundërshtar i Ramës, ish-deputeti Sula mesazh për protestuesit: Mos përdorni dhunë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar për protestat e tetë ditëve të fundit në Shqipëri, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin dhunën dhe të vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave paqësore.

Sot ai është kryeinspektori i Përgjithshëm dhe në reagimin e tij, shprehet se i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit, ndërsa thekson se e drejta për të protestuar është një element thelbësor i demokracisë. Ai nënvizon se pakënaqësitë nuk duhet të shndërrohen në akte dhune, duke paralajmëruar se ato mund të dëmtojnë edhe kauzat që nisin nga kërkesa legjitime.

“Një padrejtësi nuk mund të ndëshkohet me një padrejtësi edhe më të madhe”, shprehet kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, i cili u bën thirrje protestuesve të mos lejojnë që zemërimi të marrë përmasa të pakontrollueshme. Sula ndalet edhe te përplasjet mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, duke kujtuar se si protestuesit, ashtu edhe efektivët kanë familje që i presin në shtëpi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Të rinjtë që dalin në protestë duhet të kenë garancinë se do të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre. Njësoj si protestuesit, edhe punonjësit e Policisë së Shtetit kanë familje që i presin dhe të drejtën për t’u kthyer pranë tyre në fund të ditës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj, kjo është një thirrje që më buron nga thellësia e shpirtit për të gjithë ata që janë në shesh: të shmangin dhunën, të mos lejojnë që zemërimi të marrë përmasa të pakontrollueshme dhe të mos e zëvendësojnë fuqinë e argumentit me akte brutale. Argumentet e qytetarëve kanë shumë më tepër peshë dhe zë sesa dhuna”, shkruan Sula.

Mund t'ju interesojë

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Para 36 minutash
Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Para 1 ore
Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Dashnor Sula
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun
Para 16 minutash

Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu
Para 36 minutash

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 43 minutash

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!
Para 1 ore

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 21 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 12 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 7 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

4 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 21 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.