Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 19:01 Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun Takimi nisi në mënyrën më të mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Drilon Hazrollajt,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
”Të identifikohen policët”, Avokati i Popullit kërkon pamjet nga protesta: Të miturve iu shkelën të drejtat

”Të identifikohen policët”, Avokati i Popullit kërkon pamjet nga protesta: Të miturve iu shkelën të drejtat

Aktualitet
E mërkurë, 21 Tetor 2026 16:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Avokati i Popullit ka publikuar gjetjet e monitorimit të kryer në komisariatet e policisë, duke evidentuar problematika që lidhen me trajtimin e personave të shoqëruar dhe të arrestuar, kushtet e qëndrimit dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Një nga shqetësimet e ngritura lidhet me mungesën e numrave identifikues për efektivët që kryejnë arrestimet, si dhe për automjetet policore të përdorura gjatë operacioneve. Gjithashtu, është kërkuar ruajtja e pamjeve filmike për të ndihmuar në vijimin e hetimeve, si dhe dokumentimi i rasteve të mundshme të dhunës dhe trajtimit të personave të ndaluar.

Gjatë monitorimit janë konstatuar edhe problematika në kushtet e mbajtjes, ku të miturit rezultojnë të qëndrojnë në të njëjtat ambiente me të rriturit. Po ashtu, është evidentuar mbipopullimi në disa prej ambienteve të komisariateve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër shqetësim i rëndësishëm është moslejimi i të miturve për të komunikuar me familjarët, avokatët apo psikologët, duke ngritur pikëpyetje mbi garantimin e të drejtave të tyre gjatë qëndrimit në ambientet e policisë. Avokati i Popullit ka bërë të ditur se çdo shkelje e konstatuar do t’u përcillet Prokurorisë dhe institucioneve të tjera kompetente për shqyrtim dhe hetim të mëtejshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗼𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗴𝗷𝗲𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗺𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁:

💬U administruan 6 ankesa për pretendime dhune gjatë ditës së 20 tetorit, të gjitha në Bllokun e Sigurisë.
💬Pamjet filmike të publikuara nga protesta ngrenë shqetësime për tërheqje zvarrë dhe goditje me shkopinj gome.
💬Në Spitalin e Traumës, një person i arrestuar qëndronte ende i shtruar, i prangosur në krevat, ndërsa një punonjës policie ishte në dhomë. Ai pretendoi se u dhunua gjatë arrestimit dhe kishte dëmtim të madh në sy.
💬Gjatë inspektimit në Bllokun e Sigurisë u konstatua se në dhoma të destinuara për një person qëndronin 3 deri 4 persona. Sipas raportimit, të paktën dy persona flinin në dysheme.
💬Kapaciteti zyrtar i Bllokut të Sigurisë është 67 persona, ndërsa ne gjetëm aty 118 të arrestuar.
💬Gjatë monitorimit morëm kontakt me 6 të mitur. Por në Bllokun e Sigurisë, ku mbahen, nuk arritëm të identifikojmë dhomë të veçantë për fëmijët. Ankesat e administruara lidheshin me kufizimet për kontaktin me familjen dhe avokatin, si dhe mungesën e psikologut gjatë marrjes në pyetje.
💬Ne dënojmë çdo akt dhune, nga kushdo që vjen. Policia ka detyrimin të garantojë sigurinë publike dhe, në çdo ndërhyrje, të përdorë forcën vetëm kur është e domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale.
𝗡𝗴𝗮 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗺𝗲̈:
• Ruajtjen e menjëhershme të pamjeve filmike të protestës, të komisariateve dhe të Bllokut të Sigurisë, dhe instalimin e kamerave në çdo ambient shoqërimi dhe zyrë, me ruajtje të pamjeve.
• Vënien në dispozicion të urdhrave, regjistrave dhe të dhënave për bazën e shoqërimit, kohëzgjatjen dhe identitetin e punonjësve.
• Identifikim të detyrueshëm të çdo punonjësi dhe automjeti në çdo operacion.
• Dokumentimin e garancive për 6 të miturit dhe ndarjen e tyre nga të rriturit.
• Sqarim mbi prangosjen e personit të shtruar në spital: kush e vendosi, arsyet dhe kohëzgjatja.
𝗡𝗴𝗮 𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗕𝗿𝗲𝗻𝗱𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗺𝗲̈:
• Të merren masa që Blloku i Sigurisë të funksionojë me kapacitetin normal prej 67 personash dhe personat e tjerë të mbipopulluar të sistemohen në ambientet të tjera që plotësojnë standardet.
-tha ndër të tjera, komisioneri Ahmet Prençi, drejtues i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Mund t'ju interesojë

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Para 51 minutash
Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Para 1 ore
Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Para 2 orësh

Avokati i Popullit do të ketë komunikime periodike me median dhe publikun në përputhje me dinamikën e protestave.

Etiketat e lidhura

Avokati i Popullit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun
Para 31 minutash

Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu
Para 51 minutash

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 58 minutash

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!
Para 1 ore

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 21 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 12 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 7 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

4 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 21 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.