Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët në Irlandë ngrenë shqetësimet për korrupsionin dhe dhunën ndaj protestuesve

22/10/2026
Shqiptarët në Irlandë ngrenë shqetësimet për korrupsionin dhe dhunën ndaj protestuesve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Irlandë (ACAI) u takuan me Barry Ward, kryetar i Komisionit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Europian, Ruairí Ó Murchú, anëtar i këtij komisioni, dhe deputetin Roderic O’Gorman, kryetar i Partisë së Gjelbër. Komisioni mbikëqyr politikën europiane të qeverisë irlandeze dhe shqyrton çështjet e zgjerimit të BE-së.

Përfaqësia ngriti shqetësimet për korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes në Shqipëri, dhunën ndaj protestuesve dhe respektimin e lirive e të drejtave të njeriut.

Profesionistët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Irlandë kërkuan që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe e drejta për të protestuar paqësisht të mbrohet. Sipas tyre, korrupsioni dhe keqqeverisja rëndojnë jetën e qytetarëve dhe thellojnë mosbesimin ndaj institucioneve. Shqipërisë i duhen ndryshime që sjellin llogaridhënie dhe mirëqenie.

Përfaqësia theksoi se kjo nismë buron nga shqetësimi qytetar, pa synime për përfaqësim politik. Ajo mbështet integrimin europian të Shqipërisë, të shoqëruar me luftë reale kundër korrupsionit, qeverisje të përgjegjshme dhe respektim të të drejtave.

Gjatë dialogut, përfaqësuesit kërkuan që Irlanda, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, t’i ngrejë këto shqetësime dhe t’u kërkojë llogari autoriteteve shqiptare.

Sipas përfaqësisë, deputetët kërkuan dokumentin e përgatitur me burimet dhe rastet e paraqitura gjatë bisedës. Shoqata e vlerësoi pozitiv takimin, të parin të kësaj natyre për të.m.k

Nga arkivi

  • Deputeti i PD: Shqipëria një nyje e trafikimit të lëndëve narkotike
  • Shqipëria ia kalon edhe Gjermanisë, ndër 15 vendet me borxhin publik më të lartë në Europë, e para në rajon
  • Basha: Koken ta shtyp populli kur nuk ta shtyp drejtesia
  • VIDEO/ Zëdhënësja e PD-së nxjerr "blof" Veliajn: Po inauguron punët e nisura nga Basha
  • Deputeti i PD, takim me emigrantë shqiptarë në Greqi: Shpresa e shqiptarëve u vra nga Edi Rama
  • Skandali/ Ambasadori i martuar lë shtatëzënë shqiptaren që punon në ministri

Po ndodh

Kurti, deklaratë për kërcënimet e Vuçiç: Kosova, sot më e fortë se kurrë. Nuk trembemi!

Kurti përshëndet protestat në Tiranë: I përcjellim me shqetësim e përgjegjësi

31/10/2026
Berisha: Sot dështoi në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën

Berisha: Sot dështoi në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën

31/10/2026
VIDEO/ Mbi 50 të asfiksuar e lënduar nga zkarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Has, përmbyset automjeti sportiv, një person pa jetë, vëllai në spital

31/10/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Shkodër, qëllohen me thikë dy policë, detajet e policisë

31/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti, deklaratë për kërcënimet e Vuçiç: Kosova, sot më e fortë se kurrë. Nuk trembemi!

Kurti përshëndet protestat në Tiranë: I përcjellim me shqetësim e përgjegjësi

31/10/2026
Berisha: Sot dështoi në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën

Berisha: Sot dështoi në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën

31/10/2026
VIDEO/ Mbi 50 të asfiksuar e lënduar nga zkarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Has, përmbyset automjeti sportiv, një person pa jetë, vëllai në spital

31/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.725 artikuj gjithsej