Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bie edhe financimi i Iranit në protestë, deklarata e Lapajt dhe dokumentat për Llanajn

23/10/2026
Bie edhe financimi i Iranit në protestë, deklarata e Lapajt dhe dokumentat për Llanajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ish-ushtarakun Ergys Llanajn, anëtar kryesie i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’.
Në reagimin e tij, Lapaj kundërshton pretendimet e Ramës për precedentë penalë dhe lidhje të mundshme të Llanajt me Iranin, duke iu referuar vendimeve gjyqësore lidhur me dy arrestimet e tij gjatë vitit 2026.



Sipas Lapajt, më 4 janar 2026, Llanaj u arrestua së bashku me tre drejtues të tjerë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Ai thekson se gjykata i vlerësoi arrestimet si të paligjshme dhe se, me vendimin nr. 3488 Akti, datë 28 shtator 2026, u vendos pushimi i procedimit penal, me arsyetimin se fakti penal nuk ekzistonte.
Lapaj i referohet edhe arrestimit të dytë të Llanajt, më 18 tetor 2026, duke deklaruar se edhe në këtë rast gjykata e vlerësoi arrestimin si të paligjshëm.
“Në vend që të kërkojë falje për veprimet e policisë së tij, Kryeministri zgjedh të hedhë akuza të reja. Nëse disponon prova për shkelje të ligjit, le t’ua paraqesë institucioneve kompetente”, shprehet Lapaj në reagimin e tij.
Kreu i “Shqipëria Bëhet” vë në dukje gjithashtu karrierën e Llanajt në ushtrinë shqiptare, ku ai ka shërbyer për 18 vite, si dhe formimin e tij akademik, duke theksuar se ka tre mastera shkencorë, gradën doktor dhe titullin avokat.
Lapaj e cilëson të papranueshme përdorimin e akuzave publike ndaj një qytetari, ndërsa kërkon që pretendimet për lidhje me Iranin të mbështeten me prova.

Në përfundim të reagimit, ai thekson se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të vijojë protestat dhe kundërshtimin ndaj qeverisë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet përballë arrestimeve dhe asaj që e cilëson si përpjekje për intimidim të protestuesve.a.b

Nga arkivi

  • Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
  • Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë
  • Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK
  • Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri
  • Rama në procesin e “Partizani”, SPAK: Nuk kemi kundërshti për pyetjen e Edi Ramës si dëshmitar
  • Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej