
Vllaznia ka fituar “Klasiken” e futbollit shqiptar. Shkodranët kanë mundur Tiranën në “Loro Boriçi” me një super ndeshje, kryefjalë e të cilës ishte presingu gjatë gjithë lojës.
Në minutën e 38-të, një s upergol me thembër i Muratajt pas një krosi nga e djathta të Bardhit. Edhe VAR konfirmon pozicionin e rregullt dhe Vllaznia kalon në avantazh, duke mbyllur me fitore 45 minutat e para.
Edhe pjesa e dytë pa një Vllaznia thuajse në perfeksion, me një mbrojtje të udhëhequr nga Gurishta dhe një lider në fushë si Balaj, i cili edhe kur nuk shënon, është shumë i vlefshëm për ekipin e tij me sakrificat e shumta.
Goli i dytë vjen në minutën e 68-të, teksa pas një asisti në zonë nga Murataj, Mehmeti tund rrjetën e bardhebluve, ku mesfushori i huazuar nga Partizani “nderon” kuqeblutë.
Edhe në minutat e mbetura, Vllaznia ka dominuar ndeshjen, duke patur epërsi të dukshme por edhe raste për gol. Me këtë fiture, Vllaznia shkon në 8 pikë por mbi të gjitha, me një moral të lartë, edhe me rikthimin në fushë të Bekim Kastratit, i dëmtuar që nga mesi i marsit.




