Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

E diela po kthehet në ditë pune

Share Share Icon
Kufijtë mes punës dhe jetës private po zbehen gjithnjë e më shumë. Sipas një studimi të ri, rreth 45% e punonjësve punojnë shpesh të dielave, ndërsa frika nga humbja e vendit të punës dhe ngarkesa gjatë javës po e zgjasin orarin tradicional të punës.

Për shumë punonjës zyrash, e diela është kthyer në fillimin jozyrtar të javës së punës. Sipas një raporti të kompanisë së teknologjisë Owl Labs, që anketoi 2,000 persona në korrik 2026, 21% e të punësuarve punojnë gjithë ditën ose pothuajse gjithë ditën të dielave, ndërsa 24% punojnë shpesh disa orë.

Nga pjesa tjetër, 11% kontrollojnë vetëm mesazhet, 18% punojnë rrallë të dielave dhe 26% nuk punojnë asnjëherë.

Gjashtë vjet pas pandemisë, kur puna nga shtëpia u përhap masivisht, fleksibiliteti ka sjellë edhe zbehjen e kufijve mes jetës personale dhe profesionale.

Sipas Microsoft, mesazhet e dërguara jashtë orarit tradicional të punës, nga e hëna në të premte, 09:00-17:00, u rritën me 15% në vit, duke arritur mesatarisht 58 mesazhe për përdorues.

Shpërqendrimet gjatë javës e zhvendosin punën në fundjavë

Për disa punonjës, fundjava është e vetmja mundësi për të punuar pa ndërprerje. Takimet, mesazhet dhe kërkesat e vazhdueshme gjatë javës e bëjnë të vështirë përqendrimin.

Sipas të dhënave të Microsoft, punonjësit ndërpriten mesatarisht çdo dy minuta gjatë orarit kryesor të punës. Ndërkohë, 38% e të anketuarve nga Owl Labs shprehen të lodhur nga takimet e shumta dhe të gjata.

Frank Weishaupt, drejtues i Owl Labs, thotë se puna të dielave mund të rrisë produktivitetin, por njëkohësisht tregon se java tradicionale është mbingarkuar me aktivitete që pengojnë realizimin e detyrave.

Fleksibilitet apo më shumë punë?

Një tjetër arsye është përhapja e konceptit microshifting, që nënkupton shpërndarjen e orëve të punës në intervale të ndryshme nga orari tradicional.

Ky model u shërben veçanërisht prindërve dhe personave me përgjegjësi familjare, që mund të kompensojnë në fundjavë orët e lira të marra gjatë javës.

Megjithatë, punonjësit shqetësohen se kompanitë mund ta shfrytëzojnë fleksibilitetin për të shtuar ngarkesën, duke e kthyer punën jashtë orarit në një pritshmëri të përhershme.

Frika nga humbja e punës po zgjat orarin

Pasiguria për vendin e punës është një tjetër faktor që po i shtyn njerëzit të punojnë të dielave.

Në një treg ku kompanitë po paralajmërojnë shkurtime, po kufizojnë punësimet dhe po rrisin kërkesat për përdorimin e inteligjencës artificiale, shumë punonjës përpiqen të tregojnë përkushtim duke punuar më gjatë.

Sipas Weishaupt, kalimi nga 40 në 60 orë pune në javë rrit rrezikun e rraskapitjes profesionale, pakënaqësisë dhe largimit të punonjësve.

Megjithatë, më shumë orë pune nuk garantojnë siguri më të madhe në punësim. Fakti që një drejtues sheh një punonjës aktiv në platformën e komunikimit të kompanisë të dielën nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendi i tij i punës është më i sigurt. / CNBC

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Mësimet më të vlefshme të jetës, që shpesh i kuptojmë vonë

Në moshën 40-vjeçare, karriera, ambicia dhe suksesi profesional duken shpesh si përparësitë më të rëndësishme të jetës. Por, kur i afrohesh të 80-a...

2 days më parë 4 Min Lexim

Fuqia e delegimit: Si të drejtoni pa bërë gjithçka vetë

Shumë drejtues, me përvojë apo në fillimet e karrierës, përballen me mungesë të vazhdueshme kohe dhe mbingarkesë në punë. Ata janë të lodhur dhe nd...

4 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!