Interi ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Fiorentinës në javën e tetë të Serie A, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të takimit në “San Siro”. Golin e fitores për zikaltrit e shënoi Piotr Zielinski nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 97-të, ndërsa më herët ishte Marcus Thuram që riktheu baraspeshën.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu e nisi ndeshjen me vështirësi, pasi Fiorentina ushtroi presion të lartë dhe mbylli mirë hapësirat. Interi u bë më i rrezikshëm pas gjysmë ore lojë, me Thuram dhe Pio Esposito që provuan disa herë portën, por u ndalën nga portieri David de Gea. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në fraksionin e dytë, Interi vijoi të sulmonte, por ishte Fiorentina ajo që kaloi në avantazh në minutën e 64-t. Jimenez realizoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës, duke befasuar vendasit.
Pas pësimit të golit, Interi u hodh në sulm në kërkim të barazimit. Zikaltërit krijuan shumë raste, ndërsa Carlos Augusto goditi dy herë traversën. Pavarësisht 26 goditjeve drejt portës, vendasit nuk po gjenin rrugën e rrjetës.
Kur dukej se Fiorentina do të largohej me tri pikët, Thuram shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të, pas një goditjeje të saktë. Drama kulmoi në sekondat e fundit, kur Valdepenas shkaktoi penallti ndaj sulmuesit francez. Nga pika e bardhë, Zielinski u tregua i saktë, duke vulosur fitoren 2-1 në minutën e 97-të.
Me këtë sukses, Interi ruan kreun e renditjes me 22 pikë, po aq sa Lazio, një javë përpara derbit. Fiorentina mbetet në vendin e parafundit me vetëm katër pikë, duke thelluar krizën e rezultateve.
© SYRI.net
Carrick lë Bruno Fernandes në stol, trajneri i United shpjegon vendimin
Goditje për Real Madridin para ‘El Clásico’-s, Courtois mungon ndaj Barcelonës
Zyrtare, Vllaznia konfirmon një tjetër largim pas fitores ndaj TiranësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: