Ky është momenti kur Erjon Vishkulli u lëndua në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, çka më vonë pasoi në një operacion në Spitalin e Traumës e më pas, shteti e dërgoi në Itali për trajtim më të specializuar.
Gjithçka ndodhi në një prej përplasjeve të furishme mes protestuesve, një pjesë e mirë prej tyre të maskuar, dhe policisë në sheshin ‘Skënderbej’, te Banka e Shqipërisë.
Erjon Vishkulli ndodhet në vijën e parë ku janë edhe pemët e ca më tutje, të tjerë protestues hedhin një breshëri fishekzjarrësh.
Në një moment, 28-vjeçari përkulet dhe largohet e teksa sprapset duke iu afruar shkallëve të Bankës, shtrihet në tokë dhe mban syrin me dorë, të majtin, që i është goditur me një plumb të dyshuar gome. Mes zhurmës e buçitjeve të fishekzjarrëve, dëgjohen britmat dhe të qarat e tij.
Disa protestues hutohen, të tjerë rendin për ta ndihmuar dhe e rrethojnë. Ulërimat therëse të Vishkullit përzihen me të tyret, të cilët thërrasin “ambulanca!”
Vishkulli u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës me një makinë të Report Tv që i erdhi në ndihmë të riut. Pas ndërhyrjes, u dërgua në Romë ku bëri një konsultë të detajuar në spitalin e famshëm Gemelli, ndërkohë që është kthyer në spitalin 'San Carlo' kur edhe pritet t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Për rastin ka nisur një hetim i detajuar nga policia e Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit u ka dërguar një letërporosi autoriteteve italiane për të sekuestruar trupin e huaj që bluzat e bardha në Itali do të nxjerrin nga syri i të riut. Më pas, materiali do t’u nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse.
-
Po fishekzjarret qe shkojne ne drejrejtim te tij qe leshohen nga protestuesit???!! Apo fishkzjarri po te zuri ne sy s'te ben gje??? Pse junmediat saliane mundoheni ta gjeni fajtorin domosdo te Rama dhe qwveria???? Per lendin e policeve mdje edhe kur kane marre flake me Molotovet qe pergatitien te Shupi i PD se flitni asnje fjale.. Media hale qe shkojne pas haleve!!!!!!!
Përgjigju -
Te shkuara djalit dhe iu thafte dora atyre qe i paguajne per dhune.
Përgjigju -
Të shkuara atij djali.Uroj të mos cysë zjarrin për herë të tjera.Të presim dhe konkluzionet e mjeksis ligjore dhe të na sjellin plumbin e gomës, që dotë nxjerrin nga syri.Dhe njëherë shërim gë shpejtë.
Përgjigju -
Nuk e kuptoj se cfare mund te pritet tjeter nga ajo beteje?! Veçae te lenduar nga te dy palet. Kot nuk thone qe : zjarri ndizet nga ahjendija dhe shuhet me gjak. Ose shkodranet thone :"mos e nguc m .. me kraande se gjen të zezën tande
Përgjigju








Komente
Komento