Zgjedhjet në Brazil, triumfon Lula!  Trump: U manipuluan! Bolsonaro: Policia më mori pasaportën!

Zgjedhjet në Brazil, triumfon Lula! Trump: U manipuluan! Bolsonaro: Policia më mori pasaportën!

21:59, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, fitoi mandatin e katërt në detyrë, duke shënuar një rikthim të bujshëm përballë rivalit të tij të djathtë, Flávio Bolsonaro.

Lideri i së majtës, Lula, mori 51,79% të votave, duke u bërë presidenti i parë që nga rikthimi i Brazilit në qeverisjen civile në vitin 1985 që fiton zgjedhjet pasi ka humbur raundin e parë të votimit.

Përpara turmave të entuziazmuara, Lula deklaroi se fitorja e tij ishte një “humbje për negativitetin dhe gënjeshtrat”, duke shtuar: “Rroftë demokracia!”.

Flávio Bolsonaro, djali i ish-presidentit të dënuar Jair Bolsonaro, deri më tani ka refuzuar ta njohë rezultatin dhe ka kërkuar anulimin e tij.
Ndërkohë, liderë botërorë kanë uruar Lulën për rizgjedhjen.

Refuzimi i Bolsonaro-s nuk përbën surprizë për vëzhguesit, pasi të njëjtën gjë bëri edhe babai i tij.

Megjithatë, një sfidë ligjore ndaj rezultatit duket se ka pak gjasa të ketë sukses.

Së pari, kundërshtimi duket se lidhet kryesisht me vendimin e paprecedentë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Cristiano Zanin, për të zgjatur me dy orë orarin e votimit në të gjithë vendin. Disa mbështetës të Bolsonaro-s vënë në dukje se Zanin ka qenë dikur avokat i Lulës dhe pretendojnë se vendimi i tij është i njëanshëm.

Megjithatë, të dyja palët kishin kërkuar zgjatjen e orarit të votimit. Zyrtarët e fushatës së Lulës kishte argumentuar se votuesit në São Paulo dhe Bahia nuk mund të mbërrinin në qendrat e votimit për shkak të mungesës së autobusëve. Ndërsa zyrtarët e fushatës së Bolsonaro-s kishte përmendur reshjet e dendura të shiut në disa zona të jugut të vendit dhe në São Paulo si arsye për kërkesën e saj, shkruan BBC.

Reagon Trump

Ndërkohë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot para gazetarëve, se zgjedhjet në Brazil, të fituara të dielën nga presidenti i majtë Luiz Inácio Lula da Silva, dukeshin të manipuluara.

“Unë nuk mbajta anën e askujt, por më duket se ishte një tjetër palë zgjedhje të manipuluar”, tha Trump.

“Zgjedhjet duhet të jenë të padiskutueshme dhe, sipas meje, ky proces la një përshtypje shumë të keqe”, shtoi presidenti amerikan.

Bolsonaro: Policia më mori pasaportën

Nga ana tjetër senatori Flávio Bolsonaro deklaroi se është thirrur nga Policia Federale për të dorëzuar pasaportat e tij.

Pas vizitës që i bëri këtë mëngjes të atit, ish-presidentit Jair Bolsonaro, ai tha se ishte përballur me efektivët e policisë.

“Këtë mëngjes shkova të vizitoja babanë tim, i cili, siç e dini, ndodhet në arrest shtëpie. Teksa po largohesha, Policia Federale e Lulës ishte te dera e tij, në mes të rrugës. Më urdhëruan të dorëzoja pasaportat dhe më ndaluan gjithashtu të largohesha nga vendi”, deklaroi ai në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco