ASHK vijon punën në terren në Spitallë të Durrësit, verifikohen banesat pa dokumentacion pronësie

DURRËS – Ekipet e Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) “Durrës-Krujë-Kavajë” vijojnë punën në terren në zonën e Spitallës, me qëllim evidentimin, verifikimin dhe trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie.

Sipas njoftimit të publikuar nga Kadastra Shqiptare, procesi përfshin si aplikimet e paraqitura më herët, ashtu edhe objektet për të cilat nuk është bërë ende kërkesë, por që mund të përfshihen në këtë proces nëse plotësojnë kriteret ligjore.

Gjatë verifikimeve në terren, ekipet po shqyrtojnë situatën e banesave dhe dokumentacionin përkatës, me synimin për të trajtuar rastet në përputhje me kërkesat ligjore.

ASHK u bën thirrje banorëve të Spitallës të bashkëpunojnë me ekipet në terren, duke krijuar akses për kryerjen e matjeve të banesave dhe duke vënë në dispozicion informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për objektet e tyre.

Procesi synon evidentimin e plotë të banesave pa dokumentacion pronësie dhe trajtimin e tyre sipas kritereve dhe procedurave ligjore në fuqi.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri