Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 

Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 

Qeveria ka propozuar uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6% për një grup produktesh ushqimore bazë. Ndryshimi parashikohet në paketën fiskale për vitin 2027, përmes një ndërhyrjeje në ligjin për TVSH-në. Sipas propozimit, shkalla e reduktuar do të zbatohet për bukën dhe miellin, qumështin dhe kosin natyral, vezët, orizin, makaronat dhe vajin ushqimor.

Në listën e produkteve përfshihen gjithashtu mishi i pulës, i viçit dhe i derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, si edhe bishtajoret.

TVSH-ja 6% parashikohet të zbatohet edhe për sheqerin dhe ushqimet bazë për foshnja. Lista e detajuar e produkteve që do të përfitojnë nga kjo masë do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Propozimi shton një pikë të re në nenin 49 të ligjit për TVSH-në. Ai pritet të shqyrtohet në kuadër të paketës fiskale për vitin 2027.

Ulja e TVSH-së mund të ndikojë në çmimet e këtyre produkteve, por masa në të cilën ajo do të pasqyrohet te konsumatorët do të varet edhe nga çmimet që do të vendosen në treg. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.