Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në Report TV ka komentuar protestën e zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Tiranë duke akuzuar Sali Berishën se po përpiqet ta përçajë dhe ta dobësojë atë.
Salianji u ndal te mënyra se si Berisha po drejton Partinë Demokratike, duke deklaruar se interesat personale të kryetarit po pengojnë ndryshimin politik dhe se nëse vazhdon ta mbajë partinë me forcë, rrezikon të mbetet vetëm me godinën e selisë blu.
Ai kritikoi gjithashtu organizimin e protestës dhe qëndrimet e Berishës ndaj protestuesve, ndërsa sfidoi dhe kryeministrin Edi Rama që nëse pretendon se ka mbështetje popullore, të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta.
“Berisha bën çdo përpjekje për ta prishur protestën, për ta përçarë. Do që të shuhet, por nuk shuhet, sepse mllefi i qytetarëve nuk shuhet. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD-së, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë për të sjellë ndryshimin. Tha bashkohem me kërkesat e protestuesve. Kërkesat janë të iki Rama dhe Berisha. Nëse Berisha e mban PD-në me forcë, do të mbetet vetëm me godinën. Sali Berisha thotë se Edi Rama është goditur nga oligarkët ndërsa Sali Berisha vetë nuk flet me oligarkët. Cila është përparësia që ka ky zotëri ndaj Edi Ramës? Shqipëria nuk humbet asgjë nëse ikën Edi Rama, përkundrazi, fiton. Nëse Edi Rama thotë se ka mbështetje popullore, le të shkojë në zgjedhje. Nëse ka 800 mijë vota, le të krijojë kushtet për zgjedhje dhe të hyjë përsëri. Pse ka frikë të hyjë në zgjedhje?”- ka shprehur Salianji.
-
Salijanj per padronin tuaj qe te shtrydhi si lecke te degjeneroi te luaje Babalen,duhet tja kishe trguar athere qe le ne balte Lulin i cili per mua duhet te ishte kryetari i pd sot por ju bastarde bashke me Bardhicken e deputete te tjere ju bashkuat plakut per te zene ndonje post,ai po ju shtryth nje nga nje kushdo qe del e do te dale nga ju me mbrapa se ja dhate ju mundesine prandaj do ti degjoni po..deri sa ta marre zoti.
Përgjigju








Komente
Komento