KADASTRA/ Digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi ka përfunduar në 1,139 zona në të gjithë vendin

Digjitalizimi i hartave kadastrale vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri më tani, procesi ka përfunduar në 1,139 zona kadastrale, ndërsa në 637 zona të tjera puna vijon për përditësimin dhe dixhitalizimin e të dhënave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) po vijon punën për digjitalizimin e hartave kadastrale, me synim përmirësimin e administrimit të të dhënave mbi pronat dhe lehtësimin e aksesit të qytetarëve në informacionin kadastral.

Përmes platformës së dedikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, qytetarët mund të ndjekin ecurinë e procesit dhe të informohen mbi zonat ku digjitalizimi ka përfunduar, si dhe ato ku puna vijon.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve kadastrale dhe rritjes së transparencës në administrimin e pronave në të gjithë vendin.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: www.ashk.gov.al.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri