Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Sigurime

Sigurimi i pronave, 92% e tregut është e përqendruar në Tiranë

Share Share Icon

Tregu i sigurimit të pronës vazhdon të jetë thellësisht i përqendruar në Tiranë.

Të dhënat nga raporti i Gjeografisë së Sigurimeve, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se sigurimi i pronave vazhdon të ketë një shkallë shumë të lartë përqendrimi në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka një mbulim të papërfillshëm kundrejt fatkeqësive natyrore, zjarrit apo dëmtimeve të tjera në pronë.

Për vitin 2025, afërsisht 92% e primeve të shkruara bruto për sigurimet nga zjarri dhe forcat e natyrës, si edhe dëmtimet e tjera në pronë ishin të përqendruara në Qarkun e Tiranës, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 91% i një viti më parë.

Përqendrimi i këtij produkti në Tiranë është shumë i lartë edhe në numrin e kontratave të sigurimit, me 85% të numrit total të tyre, në rritje nga niveli prej rreth 80% i një viti më parë.

Veç diferencave në zhvillimin ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit, përqendrimi i këtij produkti në kryeqytet lidhet shumë edhe me tregun e pasurive të paluajtshme dhe me ecurinë e kredisë bankare.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e blerjeve të pasurive të paluajtshme financohen me kredi dhe duke qenë se tregu i pronave dominohet nga Tirana, edhe primet e sigurimit nga katastrofat janë tejet të përqendruara në Tiranë. Një arsye që e rrit edhe më shumë përqendrimin e primeve në Tiranë është vlera e pronave të siguruara. Duke qenë se në Tiranë vlera e pronës apo e përgjegjësisë së siguruar është më e lartë, atëherë edhe primet e sigurimit janë në vlera më të mëdha.

Vitin e kaluar, në Shqipëri u shitën rreth 63 mijë polica për sigurimin e pronës nga katastrofat, nga të cilat pothuajse 54 mijë i takonin Qarkut të Tiranës.

Nëse të gjitha policat e sigurimit të pronës do t’i llogarisnim si sigurime banesash, do të rezultonte se në Shqipëri, në rastin më të mirë, janë të siguruara jo më shumë se 5.8% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

E llogaritur vetëm për qarkun e Tiranës kjo mesatare rritet ndjeshëm në 16.6%. Ndërkohë, për pjesën tjetër të vendit mbulimi mesatar me sigurime prone zbret në nivelin 1.2%.

Qeveria shqiptare në vitet e fundit ka konsultuar publikisht një projektligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami apo ndërtesat me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për Financat. Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

Vitin e kaluar, primet e sigurimit nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmeve të tjera në pronë arritën vlerën totale të 2.83 miliardë lekëve ose rreth 29.2 milionë eurove.

Kjo shumë përkthehet në më pak se 13 euro prime sigurimi në vit për frymë ose afërsisht 39 euro për familje. / E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Nga 1 janari dividendi do paguhet 15% pavarësisht vitit; Binaj: Rritja e normës sjell barazi fiskale

Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon pagesën e dividendit të rritur prej 15% (nga 8% aktualisht), pavarësisht periudhës se kur mund të jen...

6 hours më parë 5 Min Lexim

Anulohet projekti i dy hoteleve në Palasë dhe Dhërmi, mungesë interesi nga investitorët

Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë d...

6 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!