Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Exit pollët në Izrael s’japin fitues të qartë, blloku kundër Netanyahut i pari

Benjamin Netanyahu & Gadi Eisenkot

Benjamin Netanyahu & Gadi Eisenkot

Rezultatet e exit pollëve të transmetuesve kryesorë izraelitë tregojnë se blloku i udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka dalë grupimi më i madh në zgjedhjet parlamentare në Izrael, por pa arritur shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm.

Si parti e vetme, Likudi i kryeministrit Benjamin Netanyahu pritet të jetë me numrin më të madh të ulëseve në Knesset, parlamentin izraelit.

Sipas projeksioneve, blloku i Eisenkotit do të ketë 53 deputetë kundrejt 50 të bllokut të Netanyahut. 

Ndërkohë, siç thonë këto exit polle, partitë arabe izraelite kanë siguruar 17 ulëse. Ato priten të jenë përcaktuese për qeverinë e re. Partitë arabe janë shprehur kundër politikave të Netanyahut gjatë zgjedhjeve, por nuk kanë dashur të hyjnë në bllokun e Eisenkotit. 

Për të siguruar shumicën në Knessetin me 120 ulëse nevojiten të paktën 61 deputetë.

May be an image of text
Rezultatet e tri exit pollëve 

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen duke filluar nga ora 22:00. Megjithatë, rreth 600 mijë vota nga votuesit që nuk kanë votuar në vendvotimet e zakonshme, pothuajse të gjitha nga pjesëtarë të ushtrisë, që përbëjnë rreth 10 për qind të totalit të votave, pritet të numërohen krejtësisht deri të enjten.

Pasi të përfundojë numërimi, presidenti i Izraelit do të zhvillojë konsultime me të gjitha grupet politike dhe më pas do t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë liderit që vlerëson se ka gjasat më të mëdha për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Procesi i formimit të koalicionit qeverisës mund të zgjasë disa javë.

May be an image of text
Rezultatet sipas partive veç e veç
May be an image of television and text
Rezultatet sipas partive veç e veç
May be an image of television and text
Rezultatet sipas partive veç e veç

Eisenkot: Nëse rezultatet konfirmohen, do të veproj shpejt për ta formuar qeverinë e re sioniste

21 o. më parë / 27 tet 2026 22:09
Gadi Eisenkot

Kryetari i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka thënë se rezultatet e para të exit pollëve tregojnë mungesë të plotë besimi te kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij, pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

“Nëse këto rezultate konfirmohen, kjo është fitore për shumicën sioniste dhe shtetformuese në Izrael”, ka deklaruar Eisenkot.

Ai ka thënë se do të veprojë menjëherë për të zbatuar vullnetin e qytetarëve, për ta zëvendësuar qeverinë e Netanyahut dhe për të formuar sa më shpejt një qeveri të re të mobilizimit sionist.

Sipas exit-pollëve, blloku i Eisenkotit do të ketë 53 deputetë kundrejt 50 të bllokut të Netanyahut. Partitë arabe me 17 ulëse do të jenë përcaktuara për qeverinë e re. Shumica duhet t’i ketë së paku 61 deputetë.