Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali eliminohet nga klubi i kategorisë së katërt angleze

Fleetwood

Foto: Associated Press

Kampioni i Anglisë, Arsenali, është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze në futboll. Arsenali u eliminua nga skuadra e kategorisë së katërt angleze, Fleetwood.

Fytyra tragjike ishte Bruno Guimaraes, i cili ishte i vetmi që dështoi në ekzekutimin e penalltive.

Arsenali u eliminua pas humbjes 5:3 në penallti nga Fleetwoodi. Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi baras, 1:1.

Aaron Loupalo-Bi e realizoi golin e epërsisë 1:0 për vendësit, ndërsa Ciktor Gyokeres barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 50-të.

Nga minuta e 85-të, Arsenali luajti me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të 16-vjeçarit të talentuar, Max Dowman.

Edhe Arsenali eliminohet edhe nga një garë Futboll Arsenali eliminohet edhe nga një garë


Festa


Arsenali po befasohet nga ekipi i kategorisë së katërt angleze

Arsenali po pëson disfatë 1:0 pas pjesës së parë nga skuadra e kategorisë së katërt angleze, Fleetwood.

Ndeshja është duke u zhvilluar në kuadër të 1/8 të finales të Kupës së Ligës angleze të futbollit.

Edhe Nata më e madhe në historinë e Fleetwoodit Futboll Nata më e madhe në historinë e Fleetwoodit

Aaron Loupalo-Bi e realizoi golin e vetëm në pjesën e parë.

Ai realizoi gol në minutën e 21-të.