Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Maqedoni të Veriut, ka takuar krerët institucionalë të këtij shteti.
Gjatë takimit me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, Haxhiu ka thënë se kanë biseduar për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të të dyja vendeve.
“Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Haxhiu për këtë takim.
Ndërsa në pritjen që i është bërë nga homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi, thotë se kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes komisioneve dhe grupeve të miqësisë.
Ajo më tej ka përmendur edhe mbështetjen që ky vend fqinj i jep Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Biseduam edhe për bashkërendimin e përpjekjeve tona në forumet parlamentare ndërkombëtare dhe për rrugën evropiane të dy vendeve”, thuhet në njoftim.
-
Haxhiu takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Synojmë anëtarësimin
-
Haxhiu: Kosova ka nevojë për institucione të forta e funksionale, jo pritje e vonesa të reja
-
Haxhiu pret në takim shefin e BE-së në Kosovë, flasin për zhvillimet aktuale në vend
-
Haxhiu optimiste për arritjen e marrëveshjes VV-LDK: Do të kemi rezultate pozitive
-
Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, ata bëjnë thirrje të shmanget bllokada