Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik

Këshilli Bashkiak Sarandë mbledhje të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik

Këshilli Bashkiak i Sarandës do të zhvillojë mbledhje të premten, më 30 tetor 2026, në orën 12:00, mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohen tetë çështje që lidhen me administrimin e pronave, tarifat e ujësjellës-kanalizimeve, ndihmën ekonomike dhe ecurinë e sezonit turistik.

Një nga pikat që pritet të tërheqë vëmendjen e qytetarëve është propozimi për ndryshimin e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura. Këshilli Bashkiak do të japë mendimin e tij lidhur me këto ndryshime, të cilat prekin drejtpërdrejt faturat që paguajnë familjet dhe bizneset. Diskutimi vjen në një kohë kur furnizimi me ujë mbetet problematik në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth. Për këtë arsye, ndryshimi i tarifave pritet të jetë një nga çështjet më të ndjeshme të mbledhjes.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me pronat e Bashkisë Sarandë. Këshilltarët do të shqyrtojnë ndryshimin e vendimit nr. 151, datë 23 dhjetor 2025, për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të bashkisë të pesë pasurive me numra 395, 409, 432, 430 dhe 441, në zonën kadastrale 172. Në rendin e ditës është përfshirë edhe miratimi i një projektmarrëveshjeje partneriteti për projektin ndërkombëtar “Herit Adapt”, që lidhet me trashëgiminë, turizmin e qëndrueshëm, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përfshirjen e qytetarëve.

Këshilli do të shqyrtojë gjithashtu dy projektvendime për ndihmën ekonomike të muajit shtator 2026, njëri për përdorimin e fondit të kushtëzuar deri në 6% dhe tjetri për dhënien e ndihmës nga të ardhurat e vetë bashkisë. Një tjetër çështje është miratimi i një shtetaseje për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rrugi”, si dhe korrigjimi i gabimeve materiale në vendime.

Pika e fundit e rendit të ditës do t’i kushtohet sezonit turistik 2026. Administrata bashkiake do të paraqesë një raport mbi ecurinë e sezonit dhe problematikat e evidentuara, një çështje me rëndësi për ekonominë lokale, bizneset dhe banorët e Sarandës.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak, duke filluar nga ora 12:00.

Saranda Web do të ndjekë mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do të informojë qytetarët për diskutimet, qëndrimet e këshilltarëve dhe vendimet që do të merren, veçanërisht për çështjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve.

Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.