Skip to content
30 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027, nuk ka surpriza, votohet me 9 maj…

ShkodraWeb 30 October, 2026
dekret bajram begaj

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.

Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.

Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.

Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve. Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike. /Njoftim i Presidencës/

Post navigation

Previous: VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

TË FUNDIT

full hd.05_21_56_22.Still089

VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

ShkodraWeb 30 October, 2026
full hd.05_18_39_21.Still088

VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona…

ShkodraWeb 30 October, 2026
kristian shkreli landfill bushat

“Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë…

ShkodraWeb 30 October, 2026

TË FUNDIT

  • Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027, nuk ka surpriza, votohet me 9 maj… 30 October, 2026
  • VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë 30 October, 2026
  • VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona… 30 October, 2026
  • “Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë… 30 October, 2026
  • Zgjedhjet vendore 2027, PSD- ja e Tom Doshit i propozon datë konkrete presidentit Begaj… 30 October, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti shkodran Bashkim Zeneli 30 October, 2026
  • Erion Veliaj nga paraburgimi i Fierit, shkarkon dy zëvendëskryetarët e Bashkisë, emëron themeluesen e FRESSH-it 30 October, 2026
  • PARASHIKIMI – Nga Veriu në Jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Qarkun e Shkodrës… 30 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • “Është kryer brenda të gjitha ligjeve”, transferimi i Erion Veliaj, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 29 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dekret bajram begaj

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027, nuk ka surpriza, votohet me 9 maj…

ShkodraWeb 30 October, 2026
full hd.05_21_56_22.Still089

VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

ShkodraWeb 30 October, 2026
full hd.05_18_39_21.Still088

VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona…

ShkodraWeb 30 October, 2026
kristian shkreli landfill bushat

“Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë…

ShkodraWeb 30 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.