Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të ndryshohet dhe korrigjohet sa më parë

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje ishte dëshmuar të ishte e kotë, por sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, mosshkuarja në zgjedhje ishte edhe më e rëndësishme.

Ai e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, si dhe të pasaktë në aspektin historik dhe faktik.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, porse kësaj radhe mosshkuarja në to ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, aktgjykim ky i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historikisht e faktikisht. Në rrethana të një padrejtësie që prodhoi shumë mllef e pakënaqësi si shtet kishim përgjegjësinë sa të trajtimit dhe reagimit ndaj këtij vendimi ashtu edhe të menaxhimit me qytetarët e pakënaqur”, deklaroi Kurti.

Kurti, shtoi se ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit.

“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë. Ndërkaq, si Qeveri kemi miratuar themelimin Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit dhe përfaqësueseve të subjekteve politike parlamentare nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca”, ka deklaruar ai./EO

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika