Policia ka identifikuar dhe shoqëruar pesë persona të maskuar, të dyshuar se kanë gjuajtur me gurë gjatë protestës.
Për tre prej tyre, të cilët janë përsëritës, pritet të vendoset gjobë prej 5 milionë lekësh.
Mes personave të shoqëruar është edhe një i mitur nën 18 vjeç. Për këtë arsye, janë njoftuar prindërit e tij, të cilët do të informohen edhe për gjobën.
Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidente.


