Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Troja Bicurri, fituese e “Akordeve të Kosovës”

Troja

Troja Bicurri me këngën “Mali dhe Hana” është fituesja e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK.

Bicurri është 15-vjeçare.

“Falënderoj festivalin dhe të gjithë ata që kanë pasur besim në mua gjatë këtij rrugëtimi”, ka thënë ajo pasi mori çmimin.

 Çmimin ia ndau ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. Ajo u shpreh e lumtur që në këtë edicion u rikthye edhe emri i “Akordeve të Kosovës”.

“Kosova ka pasur traditë dhe është diçka që është ndaluar dhunshëm. Më vjen mirë qe në liri po mbahen prapë”, ka thënë ajo. 

Edhe “Akordet...” me triumfin e Troja Bicurrit – vlerësim për brezin e ri Kulturë “Akordet...” me triumfin e Troja Bicurrit – vlerësim për brezin e ri

Vendin e dytë e zuri Fatbardha Nikçi me këngën “Hajde mor i bukur”.

Ndërsa vendin e tretë e mori grupi “Hawolf” me këngën “Ti si unë”.

Nikçi e ka fituar edhe Çmimin e Orkestrës.

Teksti më i mirë ka shkuar për këngën “Amanet” nga Olimpia.


Bojken Lako, rok-këngëtari e kantautori është ngjitur në skenë. 

Edhe “Akordet e Kosovës” në harmoninë e traditës dhe të skenës që kërkon identitet Kulturë “Akordet e Kosovës” në harmoninë e traditës dhe të skenës që kërkon identitet

“Kam pasur gjithmonë kënaqësi dhe ka qenë një formë frymëzimi”, ka thënë ai derisa ka folur për Kosovën.


Ka nisur nata e dytë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.

Në hapje, me pikë baleti janë paraqitur balerinët e rinj, nën shoqërim të violinës. Është njoftuar si homazh për ata qe sakrifikuan jetën për liri. Ka interpretuar balerina Behie Murtezi me balerinët e rinj ndërsa në violinë ka qenë Festim Fanaj.

Nis nata e dytë e Festivalit të Këngës, sonte ndahen çmimet

Në nisje të natës së dytë është konstatuar se është dhënë testi me sukses i ngjarjes dhe se ashtu pritet edhe në natën e dytë.

Edhe “Akordet” rikthehen në skenën muzikore Kulturë “Akordet” rikthehen në skenën muzikore

Sonte interpretojnë të gjithë këngët e prezantuara në natën e parë dhe ndahen çmimet e Festivalit.

Në këtë edicion, është rikthyer edhe emri “Akordet e Kosovës”. Pas gati tri dekadash ndërprerjeje të festivalit historik me këtë emër, nata e parë solli përpjekjen për ta lidhur të kaluarën me të tashmen duke rikthyer këngët, kujtimet dhe emrat që kanë ndërtuar kapitull të rëndësishëm të kulturës muzikore shqiptare.