Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Besimi në ekonomi rritet lehtë në tetor, ndërtimi dhe tregtia shënojnë rënie

Share Share Icon

Besimi në ekonomi shënoi një rritje të lehtë gjatë tetorit, i mbështetur nga përmirësimi i aktivitetit në industri dhe shërbime, ndërsa ndërtimi dhe tregtia regjistruan rënie të ndjeshme të besimit. Sipas vrojtimit të publikuar më 2 nëntor nga Banka e Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 0.4 pikë krahasuar me shtatorin, duke qëndruar 8 pikë mbi mesataren historike. Rënia më e fortë u regjistrua në sektorin e ndërtimit, ku treguesi i besimit humbi 5.7 pikë përqindje gjatë tetorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, përkeqësimi u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të ulëta të bizneseve për kontratat porositëse, ndërsa edhe aktiviteti ndërtues dha kontribut negativ.

Balanca e kontratave porositëse zbriti në -24.9 pikë përqindje, nga -15 pikë në shtator. Megjithatë, besimi në ndërtim vijon të qëndrojë 11.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Dobësim u regjistrua edhe në tregti, ku treguesi i besimit ra me 3.5 pikë përqindje. Bizneset raportuan vlerësime më pak optimiste për shitjet aktuale dhe ulje të pritjeve për punësimin. Balanca e vlerësimeve për ecurinë e shitjeve zbriti në 13.8 pikë përqindje, nga 18.3 pikë në shtator, ndërsa pritjet për porositë e ardhshme ranë në 12.3 pikë, nga 17.7 pikë një muaj më parë.

Në të kundërt, industria regjistroi përmirësim të besimit me 2.5 pikë përqindje, duke ndërprerë prirjen rënëse të tre muajve të mëparshëm. Rritja u mbështet kryesisht nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për prodhimin aktual. Nderkohe, porositë nga eksportet vijuan të dobësohen. Balanca e tyre zbriti në -21.3 pikë përqindje, nga -16.8 pikë në shtator, ndërsa pritjet për prodhimin në muajt e ardhshëm ranë në 22.1 pikë, nga 31 pikë.

Shërbimet shënuan përmirësimin më të madh të besimit, me një rritje prej 3.2 pikësh përqindjeje. Bizneset vlerësuan më pozitivisht kërkesën dhe aktivitetin aktual, ndërsa treguesi i besimit qëndroi 8.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Edhe besimi konsumator u rrit me 1.1 pikë përqindje, i mbështetur nga përmirësimi i vlerësimeve për blerjet e mëdha dhe i pritjeve për gjendjen financiare personale. Balanca e vlerësimeve për blerjet e mëdha aktuale u përmirësua në -53.2 pikë përqindje, nga -55.5 pikë në shtator. Konsumatorët shprehën gjithashtu pritje më pozitive për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë. Sipas vrojtimit, pritjet e bizneseve për çmimet shënuan rënie në të katër sektorët e ekonomisë. Edhe pritjet e konsumatorëve për çmimet vijuan të ulen gjatë tetorit.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplik...

14 minutes më parë 3 Min Lexim

Rritje çmimesh dhe kosto shtesë për profesionet e lira, APL analizon efektet e paketës së re

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) mbështetur në të dhënat e çmimeve dhe fuqisë blerëse sipas Eurostat dhe INSTAT, evidenton hendekun mes kost...

15 hours më parë 14 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!