Arabia Saudite ka rrëzuar dy dronë në hapësirën ajrore mbi zonën e Riadit, për të cilët dyshohet se janë lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit.
Lajmi u bë i ditur nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Riad, përmes zëdhënësit të tij, Turki al-Maliki. Në një postim në rrjetin social X, ai deklaroi: “Sot ne bëmë rrëzimin dhe shkatërrimin e dy dronëve në zonën e Riadit”.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi objektivat e mundshëm të dronëve apo dëmet e shkaktuara.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit në konfliktin me rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.
متحدث قوات تحالف دعم الشرعية في اليمن اللواء الركن "تركي المالكي": اعتراض وتدمير طائرتين مسيرتين بمنطقة الرياض https://t.co/pQdMprsaSA
— The Saudi Post (@TheSaudi_post) November 2, 2026


