Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Banka e Shqipërisë kërkon reformë pensionesh: Emigracioni dhe plakja rrezikojnë skemën

    Nga petullat në plazh te perandoria Kardashian-Jenner, historia e Kris Jenner

    Kryeministri i Letonisë fiton garën automobilistike me makinën e tij sportive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Banka e Shqipërisë kërkon reformë pensionesh: Emigracioni dhe plakja rrezikojnë skemën
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë kërkon reformë pensionesh: Emigracioni dhe plakja rrezikojnë skemën

    November 2, 2026

    Reformimi i sistemit të pensioneve dhe kujdesi ndaj rritjes së borxhit publik janë ndër çështjet që Banka e Shqipërisë kërkon të marrin vëmendje në projektbuxhetin e vitit 2027. Institucioni paralajmëron se emigracioni, plakja e popullsisë dhe tkurrja e numrit të personave në moshë pune do të shtojnë presionin mbi financat publike.

    Rekomandimet u prezantuan në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nga zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj. Ajo kërkoi gjithashtu një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve buxhetore gjatë vitit, veçanërisht për investimet publike.

    “Banka e Shqipërisë nënvizon nevojën e një planifikimi dhe realizimi më të njëtrajtshëm të shpenzimeve buxhetore, e sidomos të realizimit të investimeve, gjatë vitit. Kjo praktikë do të mundësonte përdorimin më efikas të burimeve publike”, deklaroi Ahmetaj.

    Një nga shqetësimet kryesore lidhet me të ardhmen e skemës së pensioneve. Sipas zëvendësguvernatores, ndryshimet demografike po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit financiar mes kontributeve dhe përfitimeve.

    “Trendet e pafavorshme demografike, si emigracioni, plakja e popullsisë dhe rënia e popullsisë në moshë pune, pritet të shtojnë presionet mbi skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke thelluar sfidat për qëndrueshmërinë e financave publike. Kjo nënvizon rëndësinë e reformave. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë inkurajon reformimin e sistemit të pensioneve, të cilat synojnë vendosjen e një ekuilibri të qëndrueshëm mes përfitimit dhe kapacitetit financiar të skemës”, u shpreh ajo.

    Ahmetaj kërkoi që të shqyrtohen mundësitë për përshtatjen e skemës publike, zgjerimin e numrit të kontribuuesve dhe zhvillimin e skemave plotësuese të pensioneve. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e përdorimit të statistikave demografike në planifikimin e financave publike.

    “Vlerësojmë shqyrtimin e mundësive për përshtatje të skemës publike, zgjerimin e bazës së kontribuuesve dhe zgjerimin e skemave plotësuese të mëtejshme. E nevojshme është përfshirja e statistikave demografike për planifikimin fiskal”, tha zëvendësguvernatorja.

    Një tjetër pikë ku Banka e Shqipërisë kërkon vëmendje është administrimi i rreziqeve fiskale. Sipas Ahmetajt, pasiguritë ekonomike dhe ndryshimet në kushtet e financimit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e borxhit dhe në treguesit buxhetorë.

    “Përmirësimi i administrimit të rreziqeve fiskale, në një mjedis ekonomik të karakterizuar nga pasiguri, forcimi i mekanizmave për identifikimin dhe administrimin e rreziqeve është i rëndësishëm. Vëmendje i duhet kushtuar kostove të borxhit apo të financimit”, theksoi ajo.

    “Ne gjykojmë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet ndikimit që mund të kenë mbi treguesit buxhetorë dhe trajektoren e borxhit publik zhvillimet më pak të favorshme ekonomike dhe ndryshimet në kushtet e financimit”, përfundoi Ahmetaj.

    Banka e Shqipërisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Banka e Shqipërisë kërkon reformë pensionesh: Emigracioni dhe plakja rrezikojnë skemën

    November 2, 2026

    Nga petullat në plazh te perandoria Kardashian-Jenner, historia e Kris Jenner

    November 2, 2026

    Kryeministri i Letonisë fiton garën automobilistike me makinën e tij sportive

    November 2, 2026

    Panik në ajër/ Avioni i British Airways drejt Tiranës kthehet në Londër pas një defekti në fluturim

    November 2, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.